Preferencat e tregut gjerman per produktet bujqesore shqiptare

Eksportet shqiptare per ne Gjermani u rriten160160
Autoritetet zyrtare te bujqesise ne Shqiperi kalkulojne nje rritje te eksportit te produkteve bujqesore qe destinohen ne tregun e vendeve fqinje ose atyre te BE-se. Gjate 8 muajve te pare te vitit 2011 eksportet jane rritur 40 perqind krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2010 nderkohe qe masa e importeve eshte 15 perqind me e larte. Duke ju referuar te dhenave qe sapo ka publikuar Ministria e Bujqesise dhe e Mbrojtjes se Konsumatorit ne Tirane produktet bujqesore shqiptare jane te preferuara nder vendet e rajonit nga Kosova Serbia Maqedonia etj. nderkohe qe eksportet jane orientuar dhe drejt Gjermanise Sllovenise dhe shteteve balltike.
Zevendesministri i Bujqesise dhe i Mbrojtjes se Konsumatorit Ndoc Faslia duke folur per gamen e produkteve qe eksportohen thote per DW se behet fjale per perimet e hershme te serave kryesisht nga Lushnja e Berati shalqiri nga zona e Divjakes bimet mjekesore aromatike vezet vajrat vegjetale etj. Persa u takon preferencave te tregut gjerman Faslia thote Eksportet me Gjermanine kane rritje nga viti ne vit dhe ka interes per perimet e hershme dhe produktet bujqesore bio. Ne jemi prezente ne tregun gjerman por dhe ne tregjet perreth saj kam parasysh ketu Zvicren dhe Austrine por edhe Sllovenine me vajin e ullirit bio dhe mendoj se do te konkurojme dhe me tregje te tjera me sukses. Jo vetem me vajin e ullirit por dhe me produkte te tjera bio si nje sektor qe po zhvillohet vrullshem vitet e fundit ne Shqiperi. Per vitin 2010 totali i eksporteve drejt Gjemanise ka qene 8 milion dollare nderkohe qe per kete vit ato priten te shkojne ne afer 10 milion dollare. Tete muajt e pare te vitit 2011 mbyllen me nje rritje rreth 20 perqind dhe pjesen me te madhe ne gamen e eksporteve drejt ketij vendi e zene perimet e hershme160 dhe bimet medicinale ose sic thirren bimet mjekesore aromatike
Rritja e eksportit varet nga format kooperuese te fermereve
Per rritjen e produkteve bujqesore dhe nxitjen e eksportimit te tyre ka disa projekte dhe programe nga organizata dhe kompani europiane. Nje prej tyre eshte dhe Shoqeria Gjermane per Bashkepunimin Nderkombetar GIZ shpk. Ajo prej kohesh eshte e angazhuar ne projekte qe kane financim direkt nga Gjermania ose nga BE per sektorin agroushqimor shqiptar. GIZ ka mbeshtetur dhenien e subvencioneve per fermeret si dhe ne asistencen e kompanive shqiptare per sistemin e menaxhimit te cilesise se produkteve te tyre me standartet nderkombetare si ISO etj.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ismail Beka GIZ
Zevendesdrejtori i zyres se GIZ ne Shqiperi Ismail Beka mendon se pa arritjen e standarteve nderkombetare nuk mund te kuptohet siguria ushqimore dhe nuk mund te kete rezultate ne eksportimin e produkteve bujqesore. Sipas tij kushtet klimatike te favorshme ne Shqiperi perbejne nje faktor pozitiv per prodhimet e hershme ne fushe dhe ne sera prodhime qe jane te destinuara per eksportin. Por eksporti nuk duhet te konsiderohet si nje veprimtari e fermereve te vecuar dhe te realizohet ne menyre spontane por te punohet me infrastrukture te qendrueshme thote Ismail Beka per DW.
Eksporti nuk eshte nje teme qe i perket fermes. Eksporti mendoj se eshte nje teme qe i perket nje strukture. Ne Shqiperi per fat te keq nuk ekziston dhe nuk po gjendet rruga e kooperimit qe fermeret te jene vete te organizuar dhe te jene ne gjendje te krijojne shoqata kooperuese dhe jo thjesht shoqata biznesi. Eksporti nuk mund te behet me nje fermer te vecuar por duhet te kete skema mbeshtetese grupi. Sepse duhet te kesh sasi per te eksportuar. Por dhe sepse ketij prodhimi i duhet ajo qe njihet si teknologjia e pas vjeljes qe do te thote seleksionim ambalazhim ruajtje ne frigorifer pasi transporti behet ne disa dite dhe me e rendesishmja eshte procesi i perpunimit te tyre. Sepse ka disa kompani qe bejne konservimin e perimeve qe eshte vlere e shtuar ne eksport por dhe produkti reziston me shume nga shitesi tek bleresi ne nje shtet tjeter.
Legjislacioni shqiptar perafrohet me ate te BE
Problemin e rritjes se eksporteve te produkteve bujqesore zevendesministri i Bujqesise dhe Mbrojtjes se Konsumatorit Ndoc Faslia e shikon si nje nga prioritetet e qeverise shqiptare. Ai permend rritjen e siperfaqeve te serave diellore per kultivimin e perimeve te hershme me afer 15 hektare me shume vetem ne dy vitet e fundit. Por sipas tij problem eshte standarti dhe cilesia e produkteve.
Kemi punuar me legjislacionin duke e perafruar me ate te BE-se gjithashtu dhe perpilimin e rregulloreve dhe ngritjen e sistemit te agjencive sipas modelit te tyre duke perfshire autoritetin kombetar te ushqimit agjencine per zhvillimin bujqesor e rural strukturen e menaxhimit te fondeve te sektorit bujqesor nga buxheti i shtetit apo nga ato qe akordohen nga BE-ja etj.
Faslia permend dhe ndertimin e sistemeve monitoruese laboratorike ku dhe ketu eshte prezente ndihma dhe suporti i donatoreve te huaj.
Autor Arben Muka/ Tirane
Redaktoi Auron Dodi