Prej dy javësh studentët në revoltë i kërkojnë dorëheqjen, Rama u prezanton deputetëve të PS paketën ligjore që ndëshkon protestuesit! Porosia e kryeministrit
Në një kohë kur prej dy javësh studentët i kërkojnë dorëheqjen, Kryeministri Edi Rama ka prezantuar para deputetëve të Partisë Socialiste paketën e bërë publike një ditë më parë, që ndëshkon protestuesit.

Gjatë diskutimeve në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, Rama është ndalur edhe te buxheti, duke bërë me dije se projektbuxheti pritet të kalojë në mbledhjen e qeverisë brenda kësaj jave.
Paketa e prezantuar një ditë më parë dhe projektbuxheti pritet të jenë në fokus të diskutimeve të mazhorancës.