Prekja e statusittë Kosovësdestabilizon rajonin
BEOGRAD - Cënimi i statusit të Kosovës, destabilizon rajonin e Ballkanit. Kështu ka deklaruar ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, Stiven Wordsworth, i cili tha se askush në Bashkimin Evropian nuk dëshiron bisedimet e reja për statusin e Kosovës. Kjo pasi, do te humbiste kohë kot dhe një gjë e tillë do të çonte në destabilizimin e rajonit.
“Nëse Serbia, apo ndonjë shtet tjetër, do të kërkonte të ktheheshim prapa, kjo nuk do të ndodhte, sepse askush në Kosovë nuk pajtohet me këtë dhe askush nuk do të përpiqej t’i bindte”, ka thënë ambsadori në një intervistë për të përditshmen “Danas”. “Një veprim i tillë do të nënkuptonte konfrontim të Beogradit me 22 shtete anëtare të BE-së që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Zyrtarëve serbë shumë njerëz u kanë thënë shumë herë se insistimi në bisedime të reja nuk eshte ide e mirë”, shtoi ëordsëorth. Sipas tij,
çështja e Kosovës dhe integrimi evropian i Serbisë nuk janë me dy rrugë të ndara. “Për BE-në, si tërësi, ekzistenca e Kosovës është realitet. Që të gjitha 27 shtetet e BE-së janë pajtuar se Kosova ka perspektivë evropiane dhe në Bruksel askush nuk mund të thotë se Kosova nesër do të zhduket” ka perfunduar ambasadori britanik.
(d.b/news24/BalkanWeb)