E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prekja e votes do te sjelle debimin e qeverise

Ne e dime mire ne cfare zgjedhjesh te rrezikuara po hyjme por dhe Saliu me Ilirin dhe me tere keta sherbetor mendje shpurur e rruge humbur duhet ta mesojne perdite edhe sot nga Elbasani se cfare rrezikojne ne rast se do te prekin nje vote ne 8 maj. Jo me nje levizje qytetare per hapjen e kutive por nje levizje te re demokratike qe do ta udheheqim pa ngurim duke i bere thirrje popullit hapur qarte troc qe ta deboje qeverine permes protestes se pandalur sic do behen regjimet qe ndalojne demokracine te bejne punen e saj8230.

Nga Edi Rama

Rruga jone eshte rruga e njerzillekut e qytetarise e shqetesimit per te nxjerre ne drite pune te bukura. Rruga e tyre con ne fashizem ne dhune e ne frike ne regres shoqeror e rrenim ekonomik. Rruga jone con ne europianizem ne liri e ne pune ne modernizim shoqeror dhe zhvillim te qendrueshem ekonomik. Rruga e tyre nuk ka te ardhme per qytetaret por vetem korsi interesash per pushtetaret. Ne korsite e rruges sone behet cdo dite gare per te shkuar me larg duke ecur me shpejte jo duke penguar te tjeret qe te ecin. Sepse ata i bashkon kusaria qe futi ne nje shtrat Saliun me Durimin. Ne na bashkon qytetaria qe na ka sjelle ne kete rruge ju mua dhe Qazimin.

Ne jemi e vetmja rruge qe askush asnje shqiptar qe eshte i rregullt me ligjin te mos i friket qeverise per shkak te mendimeve te tij te sjelljes se tij te zgjedhjes se tij. E vetmja rruge qe asnje nepunes te mos humbase vendin e punes si pasoje e bindjeve te tij. E vetmja rruge qe asnje mesues te mos detyrohet te shkoje ne mitingjet e qeverise kunder deshires se tij. E vetmja rruge  qe asnje sipermarres te mos kercenohet me gjoba mafioze per shkak te paanesise apo pavaresise se tij. E vetmja rruge qe asnje dere e shtetit te mos i mbyllet ne fytyre nje qytetari te ketij vendi qe pavaresisht si quhet pavaresisht nga vjen pavaresisht ku beson pavaresisht per ke voton ka te drejten e sherbimit dhe te zgjidhjes se hallit te tij si qytetare i barabarte i Republikes se Shqiperise nen flamurin kuq e zi. Rruga jone eshte e vetmja rruge qe asnje police te mos vihet nen urdhra te paligjshem per buken e gojes se familjes se tij.

E degjuat sot deshmine rreqethese te drejtorit te forcave speciale. E urdheron zevendesi i Lulit ne fakt e urdheron Saliu qe te nxjerre forcat speciale nga kazerma per te shtypur socialistet ne Kamez dhe ne Bathore. Une jam i mbresuar nga reagimi i atij burri. E pershendes per shuplaken publike qe i dha pushtetit te Saliut dhe u them te gjithe  drejtuesve te policise te marrin shembull nga shembulli i tij ti sherbejne shtetit dhe ligjit dhe te mos perzihen ne punet e pista te pushtetit qe po bie. Ja them kete sot nga kjo tribune nje sere drejtuesish te policise qe perdite e me shume po japin shenjen se kane hyre ne nje rruge te gabuar. Kthehuni nga ajo rruge E vetmja rruge eshte rruga e sherbimit ndaj shtetit dhe zbatimit te ligjit. Beteja elektorale nuk eshte beteja e policise eshte beteja e qytetarise. I kerkoj prokurorise te reagoje menjehere per kete skandal qe eshte ne vazhden e rruges kriminale ku drejtimi politik i Ministrise se Brendshme po e perdorin policine per llogari te pushtetit sidomos pas 21 janarit. Kjo e sotmja tregon edhe njehere tjeter se Saliu Luli dhe i gjithe drejtimi politik qe e ka trysnuar policine e shtetit eshte pergjegjes i drejtperdrejte per 21 janarin dhe per cdo gje tjeter qe ka te beje me shkeljen e ligjit dhe te Kushtetutes per individ te veshur me uniformen e policise. Fatkeqesisht kjo eshte dhe arsyeja pse Saliu nuk mund ta shkarkoje menjehere ate zevendes minister qe sillet me pushtetin sikur jemi ne vitin 1996 sepse eshte Saliu qe ka kerkuar shtypjen  e socialisteve ne Bathore me dhunen e pushtetit. Por duhet ta harroje se ne keto zgjedhje do te marre me forcen e dhunes se pushtetit apo te parase se piste qe gjeneron ky pushtet ndonje gje qe nuk i takon. Jo Elbasanin e Tiranen qe ska asnje shans te fitoje po dhe per Bathoren po arriti ta fitoje kete here do ta fitoje vetem me vota. Jo me kusar votash dhe as me rrugece zyrash qe sdallojne dot rrugacerine me policine.

Ne e dijme mire ne cfare zgjedhjesh te rrezikuara po hyjme por dhe Saliu me Ilirin dhe me tere keta sherbetor mendje shpurur e rruge humbur duhet ta mesojne perdite edhe sot nga Elbasani se cfare rrezikojne ne rast se do te prekin nje vote ne 8 maj. Jo me nje levizje qytetare per hapjen e kutive por nje levizje te re demokratike qe do ta udheheqim pa ngurim duke i bere thirrje popullit hapur qarte troc qe ta deboje qeverine permes protestes se pandalur sic do behen regjimet qe ndalojne demokracine te bejne punen e saj.

Dy vjet me pare votat u vodhen dhe Shqiperia ra ne rrokullimen ku vazhdon te rreshqas e sot e kesaj dite. Vjedhja e votes eshte hyrja ne rrugen qorre te nje krimi qe e bejne cdo dite pushtetaret dhe e paguajne perdite e me teper qytetaret. Tek vjedhja e votes fillon braktisja e hapur e interesave kombetare shkelja e vazhdueshme e interesave publike. Dhunimi i pandalshem i interesave te njerezve qe humbasin fuqine qe ta shkarkojne qeverine me vote. Nje qeveri qe ta merr voten edhe kur ti nuk ja jep te merr pastaj edhe leket shpirtin madje edhe jeten sepse dinjitetin ta ka marre qysh se te ka marre voten. Nuk i duhesh nuk i vlen nuk i hyn me ne asnje llogari qeverise qe te vjedh voten. Ja pse vota eshte nje fuqi magjike pa te cilen magjia e demokracise i le vendin nje degjenerimi te perditshem te qeverisjes. Nje degjenerimi te institucioneve nje degjenerimi te konkurrences ne treg nje degjenerimi te gjithe hapesirave te lirise tamam keshtu sic ndodh sot ne Shqiperine e vjedhur ne voten e saj. Ne Shqiperine e vjedhur ne te drejten e saj per te vendosur me vote. Ne Shqiperine e vjedhur ne mundesine e saj per ta vene qeverine ne sherbim te qytetareve dhe jo per te vene popullin ne varesi te qeverise. shte kjo e keqja qe e gjen nje popull qe vidhet ne voten e tij dhe ndalohet ne fuqine per ta ndeshkuar me vote qeverine e tij.

Vetem vota popullore e mbrojtur sy per sy e dhembe per dhembe si vullnet sovran per ti thene kurre me ketij pushteti te vjedhur do ta kepuse zinxhirin e te keqijave ne 8 maj. Vota e 8 majit eshte mundesia e secilit qe te marre hakun qe i takon duke i thene Saliut Kurre Me.

shte koha te shkojme me tej jo vetem te bejme me shume per Elbasanin por edhe te clirojme plaget e demokracise drejtesise ekonomise njesoj sic po sherojme plaget Saliu i hapi Elbasanit dhe cdo qyteti te Shqiperise. E vetmja rruge eshte Aleanca per te Ardhmen. Per cdo njeri e familje te zakonshme te ketij vendi qe do nje cek per beben e porsalindur. Per nenen shtatzene dhe pas shtatzenise. Nje abetare falas per femijen libra e fletore shkolle te standardeve evropiane pa taksen e kusarise. Nje shkolle demokratike dhe europiane nje universitet evropian prej verteti qe nuk prodhon diploma pa vlere te lekeve qe ja thith si piramide prinderve qe sakrifikojne per te shkolluar femijet e tyre. Nje pune per te jetuar denjesisht. Nje fature dritash uji ilacesh pa hile dhe pa peshe te paperballueshme per ekonomine familjare. Nje sistem taksash te drejte ku ata qe kane me pak te paguajne me pak dhe ku ata qe kane me shume te paguajne me shume. Nje sherbim shendetesor dhe te sigurt. Nje shtepi me hipoteke a me qera lehtesuese ne qytet ku te ardhurat e ulta nuk e mundesojne strehimin normal. Nje krah te fuqishem te shtetit ne fshate ku toka sot nuk kthen dot me as shpenzimet per nafte. Nje qeveri qe punon me drejtesi me perkushtim dinjitet dhe siguri ne pune ne rruge dhe ne jete. E vetmja rruge per ti bere realitet keto kerkesa elementare dhe njerezore te mohuara sot e gjithe diten ne mes te europes per shumicen e shqiptareve jemi ne eshte PS eshte Aleanca per te Ardhmen.

Pjese nga fjalimi i kreut te PS gjate prezantimit te kandidateve per njesite vendore ne Elbasan.

Lajme te ngjashmeSaliu dhe Iliri e dine se cfare rreziku i pretRama Tirana nuk ka nevoje per nje tjeter Sali ne bashkiBerisha-Rames Nese ndjek rrugen e Alise do dalesh ne pension te parakohshemFushate e vonuar e nje kandidati te vonuarVdekja e Gumes Greqia Jemi skeptike per drejtesine shqiptare Lidhjeedi rama Ilir Meta levizje qytetare policia sali berisha vjedhja e votes

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›