E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prekja nga kriza globale, FMN dhe Qeveria me qendrime te ndryshme

Ekonomia boterore po perkeqesohet me ritme te shpejta dhe Fondi Monetar Nderkombetar parashikon rritjen me te ulet ekonomike qe nga Lufta e Dyte Boterore. Ndersa ne Shqiperi vazhdojne debatet mbi ndikimet e kesaj krize mbi ekonomine, drejtori i FMN-se per programin me Shqiperine Gervin Bell paralajmeron per ulje te metejshme te rritjes ekonomike. Per kete, ai aludon per nje rikthim te mundshem te rolit "imponues" pasi pohon faktin se marredheniet e reja te Fondit me Shqiperine jane tani te kufizuara tani ne keshillime. Megjithate shume vende ne rajon, si per shembull Serbia apo Hungaria, i jane kthyer per ndihme institucionit financiar si nje mase parandaluese ne rast se kriza perkeqesohet. Megjithese perpara zgjedhjeve te ardhshme mund te mos jete terheqese nje marredhenie e re me FMN-ne, kjo mund te ndryshoje ne kete mjedis te ri te ekonomise globale. Eshte shume e veshtire te parashikosh si do te jete situata nje muaj apo dy, - tha dje z. Bell ne nje bisede me VOA. E rendesishme eshte qe qeveria te veproje ashtu sic ka vepruar deri tani per te siguruar stabilitetin e sistemit financiar. Kjo nuk eshte nje krize globale qe mund te zgjidhet ne Shqiperi, por Shqiperia mund te beje me te miren per te mbajtur stabilitetin.

Ritme te frikshme

Shpejtesia e perkeqesimit te krizes ekonomike globale po cudit shume eksperte te ekonomise. Fondi Monetar Nderkombetar vazhdon te ule parashikimet per rritjet ekonomike duke thene se ekonomia globale mund te jete ne 2009 ne nivelet me te uleta ne 60 vjet. "Ky perkeqesim i ekonomise globale do te sjelle nje ulje me te madhe te rritjes ekonomike te Shqiperise", - thote Gerwin Bell, drejtor i programit te FMN-se per Shqiperine. "Per 2009-en, vijon ai - ne nentor thame se rritja ekonomike do e ishte 3.5 apo 4 per qind. Tani na duhet ta ulim kete shifer shume me teper per shkak se ekonomia boterore eshte perkeqesuar kaq shume muajt e fundit".

Pakesimi i te ardhurave nga emigrantet dhe ulja e eksporteve jane disa nga efektet e para qe po ndjen Shqiperia. Niveli i eksporteve qe jo me larg se nentori i vitit te kaluar ishte ne shifrat e 15 perqindeshit, tani eshte negativ, nje dukuri e papare ndonjehere me pare per mbare rajonin.

Kreditimi

Nga ana tjeter kreditimi i pamjaftueshem i ekonomise mund te sjelle edhe me shume probleme. Bell thote se "ulja e ndjeshme e kreditimit apo shtrengimi i kreditimit qe po ndodh tani eshte serioz". Kurse shton edhe se "ulja e aktivitetit ekonomik mund te sjelle pakesim te metejshem te grumbullimit te taksave", duke vleresuar ne kete pike, se "jane keto dy aspekte te tjera qe po i shohim dhe i kemi identifikuar si rreziqe".

Nderhyrjen e vonuar te Bankes se Shqiperise per te ulur normat e interesit ndersa shume vende te tjera me probleme te kreditimit vepruan muaj me pare, zyrtari i FMN-se e justifikon me pritjen per t'u rivendosur normaliteti ne sistemin financiar. "Pas ngjarjeve te tetorit kishte nje fare hezitimi nga ana e depozituesve shqiptare ne se do ti mbanin kursimet e tyre ne banke dhe ne fakt disa i terhoqen. Banka e Shqiperise veproi kur u stabilizua besimi. Por a do te jete e mjaftueshme ajo per te nxitur kreditimin? Do te na duhet te presim".

Keshillat

Qeveria po degjon keshillat e FMN-se per t'iu pergjigjur situates. Ajo ka marre masa si venien e kushtezimeve ne shpenzimet buxhetore ne varesi te realizimit te te ardhurave. Z.Bell beson se politikat monetare do te jene instrumentet e vetem me te cilat qeveria pritet te veproje ndaj efekteve te krizes pasi ajo nuk mund te perballoje nje stimulim te ekonomise permes shkurtimit te taksave. "Nuk mendoj se qeveria ka hapesire per te bere shkurtim taksash. Mbeshtetja qe qeveria mund te jape tani per ekonomine eshte te jete ne gjendje te funksionoje pa probleme. Qeveria ka rene dakord te shkurtoje deficitin buxhetor nen 4 per qind te GDP-se, dhe nuk mund ta shtoje deficitin me shkurtimin e taksave".

FMN, kritike per menaxhimin e KESH-it

FMN-ja vazhdon te jete kritike per menaxhimin e KESH-it dhe paralajmeron kunder nje subvencioni tjeter ne nje kohe kur te ardhurat nga taksat jane te pakta dhe kur shpenzimet do te jene shume me strikte sesa c'kane qene ne te kaluaren. "Nje aspekt mjaft negativ eshte se ne nje kohe kur u permiresuan grumbullimet e faturave nga familjet dhe bizneset, ato nga institucionet publike nuk u permiresuan aspak. Ne se qeveria nuk grumbullon dot faturat e veta ka dicka qe s'shkon. Ne anen e prodhimit, tarifat e shitjeve me shumice jane shume te uleta krahasuar me koston. Kjo situate do te kerkoje perseri subvencione dhe do te rendoje buxhetin". FMN-ja vazhdon te kerkoje rritjen e cmimit per te menjanuar kete grope fiskale ne buxhet.

Rritja ekonomike, edhe me e ulet

Fondi Monetar Nderkombetar vazhdon te ule parashikimet per rritjet ekonomike duke thene se ekonomia globale mund te jete ne 2009 ne nivelet me te uleta ne 60 vjet. Ky perkeqesim i ekonomise globale do te sjelle nje ulje me te madhe te rritjes ekonomike te Shqiperise. Per 2009-en, ne nentor thame se rritja ekonomike do e ishte 3.5 apo 4 per qind. Tani na duhet ta ulim kete shifer shume me teper per shkak se ekonomia boterore eshte perkeqesuar kaq shume muajt e fundit.

Te ardhurat

Pakesimi i te ardhurave nga emigrantet dhe ulja e eksporteve jane disa nga efektet e para qe po ndjen Shqiperia. Niveli i eksporteve qe jo me larg se nentori i vitit te kaluar ishte ne shifrat e 15 perqindeshit, tani eshte negativ, nje dukuri e papare ndonjehere me pare per mbare rajonin.

Berisha: Kriza ekonomike nuk na ka prekur

Deklarata e shefit te Misionit te FMN-se se efektet e krizes ekonomike globale do te thellohen gjate ketij viti edhe per Shqiperine dhe se do te kete nje rritje ekonomike me te ulet se ajo e parashikimit fillestar qe ka bere FMN, solli mbreme reagimin e kryeministrit. Ai kembenguli se "ne menyre absolute ajo nuk eshte ne krize" kurse duke parashtruar pyetjen: "Aka pasqyrim kriza?", tha: "Ne menyre te pashmangshme kjo krize ka pasqyrim, por ne krize jane vendet te cilat jane futur tashme ne recension, vende te cilat jane detyruar te rrisin deficitin buxhetor ne 10 per qind dhe disa prej ketyre vendeve jane anetare te BE-se. Ne e kemi kete deficit 4 per qind".

Me tej, Berisha pohoi se "politikat ekonomike tonat jane politikat me te mira antikrize". Kurse shtoi se ne vitin 2008, kemi investuar 10 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto ne infrastrukture, nderkohe qe qeveria e dyte qe investonte me shume ne infrastrukture kishte nje investim prej 5.5 per qind te PBB-se. Kryeministri pohoi se ne jemi nje vend me taksa te uleta ne Evrope, nderkohe qe te tjeret po ulin taksat. "Ne kete kontekst, FMN, i cili po e monitoron krizen, sugjeron me shume rritje shpenzimesh sesa ulje taksash. Per rastin e Shqiperise, une jam shume dakord, sepse ne i kemi ulur taksat, jemi vendi me barren fiskale me te ulet ne Evrope. Por, edhe per sa u perket shpenzimeve, ne po ndjekim dhe do te vazhdojme te ndjekim zbatimin e ketyre shpenzimeve, pa ndermarre rritje te metejshme te tyre, pasi jane rritje te medha keto qe kemi percaktuar. Ne teresi, ne do te qendrojme brenda angazhimeve qe kemi ndermarre ne marreveshjen e fundit me Fondin Monetar Nderkombetar".

Kurse duke folur per rritjen ekonomike, Berisha pohoi se "une nuk jap shifra pa i pasur ato ne dore, nuk mund te them, duke iu referuar shifrave, cilat do te jene pasojat e krizes per Shqiperine, por ajo cka dua te them eshte se masat tona antikrize jane shume te pershtatshme".

PARASHIKIMI

Investimet rriten 6.2 % gjate 4 viteve ne vazhdim

Investimet private dhe ato publike parashikohet te rriten me nje ritem prej rreth 6.2 % gjate 4 viteve te ardhshme. Eksperte te ministrise se Financave thane dje per Atsh-ne se ritmi me i ulet i ketyre investimeve parashikohet te jete ne vitin 2009 dhe kjo per shkak se pason nje vit me nje ritem teper te larte te investimeve ne ekonomi, me rreth 17.6 per qind, komponent i cili ka qene dhe promotori kryesor i rritjes prej 7.2 te Prodhimit te Brendshem Bruto per vitin 2008. Gjate vitit 2008 investimet publike u rriten me rreth 62 per qind ndaj 2007. "Per vitin 2009, investimet publike do te qendrojne thuajse ne te njejtat nivele te vitit 2008, duke u rritur lehtesisht me vetem 3.5 per qind. Gjithashtu investimet private jane projektuar te rriten me nje ritem prej 5 per qind krahasuar me dy vite me pare, ku ato jane rritur respektivisht rreth 13 dhe 8 per qind ", thane ekspertet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›