E Diel, 1 Nëntor 2026

"Me ka mbetur peng bota e modes"

Ajo nuk ka qene asnjehere pjese e atyre grave tipike politikane, deri diku te ngurta e ne dukje tejet serioze. Mjekja pediatre Lajla Pernaska eshte vetvetja qe nga menyra trendy e te veshurit, shoqerimi i saj me te rinjte, angazhimin e saj qytetar per nje balance gjinore me te mire ne vend etj. Ne nje interviste per "Koha Jone", deputetja e djathte qe eshte e vetmja kandidate femer per kreun e PD-se se Tiranes, tregon se vjen nga nje familje me tradite ne boten e modes, gje qe mesa duket i ka mbetur peng qe nuk e ka zhvilluar ne jete... Megjithate, ajo ka nje marredhenie shume te mire me veshjet dhe finesen, qe duket qarte ne cdo paraqitje te saj.

Si e organizoni nje dite normale, qe prej zgjimit te mengjesit?

Ka nje pjese te ritualit te zakonshem, sigurisht. Por angazhimi politik ndikon dhe sjell ndryshime te forta. Rrjedha normale e jetes ndryshon qe nga moment i ngritjes ne mengjes, ku "aperitivi" i pare eshte leximi i gazetave. Ate e shoqeroj edhe me ngrenien e mengjesit. Por, ndjekja ne dinamike e informacionit, si brenda dhe jashte vendit, behet pjese e natyrshme e te gjithe dites. Vec agjendes se punes ne Kuvend, element tjeter eshte edhe komunikimi i vazhdueshem me mediat. Nga ana tjeter, duhet "edhe kur s'te pelqen", te ndjekesh debatin politik e publik qe mund te shkoje deri ne oret e vona. Dhe dita e punes ka specifikat e saj, duhet te lexosh vazhdimisht. Por dhe jeta private ndryshon ndjeshem. Nuk ka me privatesi. Kudo mund te te njohin njerez, te cilet shpesh dhe te takojne. Madje, ka edhe situata mjaft te lezetshme kur te thone "Si fytyre e pare me dukesh! A mos je ti filania? Ua, qenke ndryshe nga televizori?!" Por mua kjo pjese me pelqen, te jem vazhdimisht ne komunikim me njerezit. Te mos harrojme dhe pjesen e paparaceve, qe nuk te ndahen dhe kjo nuk eshte gjithnje e kendshme. Per mua eshte e rendesishme edhe pjesa e te qenurit ne forme "koke e kembe", te gjitha keto hiqen nga koha e lire.

Ju keni studiuar per Mjekesi, e mandej jeni specializuar per Pediatri? Si keni perfunduar te politika? A ju merr malli per pacientet e vegjel?

Qe ne vitin 1995, pasi u ktheva nga studimet pasuniversitare per mjekesi (ne France), une bera nje zgjedhje jo te lehte, shkeputjen nga klinika, duke u perfshire ne administraten publike dhe politikeberje. Bindja ime ishte se ne reformen shendetesore (nje fushe emergjente), kontributi ishte me i rendesishem se ne sherbimin klinik. Mora detyren e keshilltares se ministrit te Shendetesise ne shtator te vitit 1995. Keshtu qe ne ecurine e metejshme te karrieres sime, une investova pikerisht ne fushen e politikave shendetesore, administrimit dhe menaxhimit te projekteve/programeve. Pas Ministrise ( nga ku u largova pas ndryshimit te qeverisjes, ne gusht 1997), kam kryer studime te tjera po ne France per politikat shendetesore dhe kam drejtuar programe kombetare per shendetesine, si NESMARK, si dhe kam punuar ne perpilimin e strategjive te ndryshme sektoriale, koordinuar nga UNICEF,PNUD, Banka Boterore, etj. Pas ndryshimit te sistemit jam angazhuar prane Partise Demokratike dhe ne drejtimin e Lidhjes Demokratike te Gruas. Kjo jo vetem se doja te jepja kontributin tim ne ndertimin e demokracise, por politika eshte nje fushe qe me ka terhequr per te qene pjese e saj. Me pelqen te jem ne marredhenie intensive me njerezit, te identifikoj kerkesat dhe nevojat e tyre, t'i percjell ato publikisht, si dhe te punoj per zgjidhjet e nevojshme. Kjo lidhet dhe me natyren time. Femijet i dua shume, jo vetem si paciente, por kudo ku jane. Sot drejtoj ne Kuvend nje nenkomision per "Barazine gjinore dhe ceshtjet e te miturve".Gjithashtu, jam angazhuar si vullnetare ne Fondacionin e Femijeve Shqiptare, qe e drejton Znj. Liri Berisha. Thene ndryshe, nga femijet nuk ndahem dot.

Kontributi juaj duket gjitheperfshires. Ju keni shkruar edhe disa libra per zhvillimin psikologjik te femijeve, per gruan, per balancen gjinore ne politike etj.

Une angazhohem ne fushat qe me terheqin. Jam vazhdimisht kerkuese, me pelqen te eksploroj edhe gjera te reja. Ceshtjet e femijeve, te rinjve, te barazise gjinore, ato te shendetesise dhe ceshtjeve sociale, jane pjese e kahershme e agjendes dhe interesit tim profesional. Me pelqen edhe te shkruaj dhe kam botuar disa libra te karakterit te keshillave dhe njohurive praktike.

Jeni trajnuar per pjesemarrjen e gruas ne politike? Ne fakt, sipas kendveshtrimit tuaj, sa e veshtire eshte per grate kjo fushe dhe kur mendoni se do te arrihet 30%-eshi i shumeperfolur?

Ceshtja e fuqizimit politik te gruas dhe te nje balance me te mire gjinore ne vendimmarrjen e larte, eshte nje nga kartat e forta qe nuk e kam leshuar asnjehere nga dora .Ne Shqiperi prej vitesh konstatohet nje nenperfaqesim i thelle i femres ne institucionin ligjvenes dhe ne vendimmarrje. Ky eshte nje realitet qe duhet te ndryshoje.Kjo jo thjesht per bindjen time, por dhe shifrat flasin qarte se ne kemi nje potencial mjaft te rendesishem intelektual femeror, qe gjen pak akses ne nivelet e vendimmarrjes dhe kjo jo vetem ne fushen e politikes, por edhe ne fusha te tjera, si ajo e biznesit, medias etj. Megjithate, nderhyrjet e ndermarra nga qeveria jone qe pasqyrohen deri ne perfshirjen ne kodin zgjedhor te masave, si ajo e kuotes te perfaqesimit 30 per qind. Une besoj se ne i kemi te gjitha kapacitetet per te permbushur dhe keto masa, qe ndonese jane te perkohshme, ndikojne ne permiresime te ndjeshme te situates dhe ne kapercimin e ngercit qe ka mberthyer kete perfaqesim qe prej vitit 1997 e ne vazhdim.

Ne fakt, grate ne parlament nuk eshte se kane perfaqesuar gjithmone anen femerore te shoqerise, perkundrazi, kemi pare nje realitet krejt te kunder gjate seancave parlamentare, me gra me "burra" se burrat.

Mua nuk me pelqen imitimi, ne asnje aspekt. Por kjo eshte se pari ceshtje personale, se cfare profili zgjedh te konsolidosh edhe ne politike. Edhe te grate politikane, vleresoj se pari feminitetin intelektual. Deformimet jane te shemtuara. Sigurisht ka situata te nxehta, kur je e detyruar te pergjigjesh ne te njejten forme. Por roli yne duhet te jete per t'i zbutur ato sa me shume.

Mund t'ju konsiderojme kesisoj ne lufte me mentalitetin maskilist te shqiptareve?

Mentalitetin maskilist nuk e pranoj, per me teper qe ai krijon dhe stereotipe te roleve te meshkujve dhe femrave ne shoqeri ne teresi dhe ne politike ne vecanti. Mendesia ime eshte e hapur, per te pasur te drejta, shanse dhe mundesi te barabarta, per te dyja gjinite. Secili ne kete terren, si meshkuj dhe femra, duhet te konkurroje me vlerat dhe kapacitetet e veta.

Jeni gjate gjithe kohes shume e vemendshme per lukun tuaj, si duket e dini qe kjo eshte nje pike e forte e nje personi publik? Ku blini zakonisht, keni firma te preferuara aksesoresh apo veshjesh dhe a shpenzoni shume me to?

Vec karakterit dhe intelektit, tek femra e vleresoj shume dhe feminitetin. Per mua femra ka nje sens fiziologjik dhe biologjik te vecante, qe e ben pikerisht jo vetem te jete, por edhe te ndihet femer. Cdo femer duhet ta gjeje kohen dhe mundesine per te kultivuar kete pjese te natyrshme te saj. Dhe une sigurisht mundohem te mos e neglizhoj kete. Por qe te ndihesh mire duhet te ruash nje ekuiliber te brendshem, si dhe nje raport pozitiv me mjedisin social. Une perpiqem te ruaj kete ekuiliber, madje kam shkruar edhe nje liber me titull "Antistres", qe percjell dhe per te tjeret keshilla dhe njohuri praktike sesi " t'i besh yzmet vetes". Pastaj mendoj se kam fatin qe elegancen e kam te trasheguar... Mjafton te shohesh fotot, qe nga gjysherit e mi per ta konfirmuar kete. Stilisti im i pare ka qene im gjysh, mjeshter per kohen, Jonuz Korca-Pernaska. Nga ana tjeter, eshte edhe menyra e jeteses e rregullt, larg veseve, si dhe konstruksioni biologjik, qe nuk me ka detyruar asnjehere te sforcohem me ushtrime apo dieta per te ruajtur nje forme te mire fizike. Blej rroba te gatshme, por nuk me pelqen te shpenzoj shtrenjte, gjuaj periudhat e skontove. Per stilimin me ndihmon edhe mikja ime At'nikolla.

Cfare beni ne kohen e lire? A gatuani ndonjehere?

E ndaj me familjen, se pari me djalin, por dhe me miq e te aferm. Me pelqen te degjoj muzike, te shoh ndonje koncert, te shoh filma, linja romance (ndonese jane te rralle). Preferoj udhetimet, sa here kam mundesi. Gjithashtu, me pelqen te qep ne makine, te lexoj, ose te futem ne internet per informacione qe me duhen. Edhe gatimin nuk e pertoj, por jane disa meny qe i kam merak. Sallatat i qaj fare, te gjitha llojet, edhe turshite i bej vete.

Cila gje ju sfidon vazhdimisht?

Koha qe s'me del per te permbushur se c'kam ne koke.

Sa te favorizuar e shihni veten ne garen per PD-ne e Tiranes? Nese ju do te ishit fituesja, cfare risie do te sillnit?

Vete kjo gare qe po zhvillohet ka shenuar tashme risite e saj. Ka kandidate te forte e dinjitoze, qe po shpalosin secili vlerat dhe kapacitetet. Por, per here te pare ka nje perfaqesi femerore ne kandidimin per pozicionin e kreut te PD-se se kryeqytetit.

Vizioni im i lidershipit bazohet ne nje riorganizim te shpejte te funksionimit te strukturave, rolit dhe pergjegjesive te tyre ne te gjitha nivelet. Do te kombinoja mikro dhe makro menaxhimin, qe do te thote nje ridimensionim i punes se kryesise se PD-se per Tiranen nga njera ane, si dhe ajo e rrjetit te gjere te strukturave nga ana tjeter (jane tashme 647 seksione te PD-se per gjithe rrethin). Aplikimi i metodave bashkekohore organizative dhe te komunikimit ne rrjet te strukturave ne te gjitha nivelet, bashke me forumet e partise, eshte nje objektiv paresor per mua. Gjithashtu, saktesimi i nje data-base te anetaresise dhe kontigjenteve zgjedhore, perben thelbin e periudhes paraelektorale, per te arritur nje certifikim te fitores ne garen e madhe elektorale te 28 qershorit.

Keni ndonje peng ne jete?

Te trashegoja traditen familjare ne fushen e modes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›