E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dobjani: Jo dënime me burg për nënat e të miturve

Avokati i Popullit, Ermir Dobjani propozon qe nenat me femije te mitur dhe ato shtatzena te mos denohen me heqje lirie ne rast te kryerjes se veprave penale. Per kete arsye Dobjani kerkoi ndryshimin e disa neneve në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale. 

TIRANE-Të gjitha nënat shtatzëna apo ato që kanë fëmijë të mitur të mos dënohen me burim nga gjykata, por me dënime të tjera alternative ku ato të mund të kujdesen apo të sigurojnë jetesën e përbashkët me fëmijën. Sic ben te ditur ne numrine  sotem Gazeta Shqiptare, rekomandimi është kryer nga Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, për ndryshimin e disa neneve në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale. Ermir Dobjani u është drejtuar ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj dhe Kryeministrit Sali Berisha, kryetarit të Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Ilir Rusmali, të hënën në datën 2 janar, duke u lënë 30 kohë për kthimin e një përgjigjeje me argumentet përkatëse. Rekomandimet janë një paketë sugjerimesh për harmonizimin sa më të mirë të legjislacionit në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës.
Dobjani identifikon si problem situatën e nënave me fëmijë të mitur, të cilat janë të dënuara me heqje lirie. Fëmija deri në moshën tre vjeç mund të jetojë në burg me nënën, por pas kësaj moshe ai duhet ndarë nga nëna. Fëmija në këtë rast, sipas Avokatit të Popullit, është i dënuar me nënën e tij, dhe më pas ai është i detyruar të jetojë pa të.

Një tjetër pikë ku ka kërkuar ndryshim të Kodit Penal, Avokati i Popullit, ka qenë futja në përgjegjësi penale për akuzën e shpërdorimit të detyrës, për të gjithë ata funksionarë, të cilët mbajnë në institucionet e tyre punonjës të mitur.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›