E Enjte, 5 Nëntor 2026

Premier League/ Arsenal ngec në shtëpi, Chelsea sheh me “dylbi” Championsin, Conte merr 4 “shuplaka”

Java e 23 e Premier League ka dhuruar rezultate surprize.

Gjithcka nisi me ndalesen e radhës te Chelsea në transferten brenda kryeqytetit kundër një tjetër skuadër londineze si West Ham.

Blutë patën një nisje shumë të mirë të ndeshjes, duke e cuar topin në rrjete 3 herë në 25 minutat e para, edhe pse vetëm një prej tyre u konsiderua i rregullt dhe dy të tjerët u anulluan për pozicion të parregullt.

Siqoftë në minutën e 16 portugezi Joao Felix i dha gëzim Chelsea-s duke dërguar në rrjete me shumë lehtësi një pasim të saktë të Enzo Fernandez.

Por festa e skuadrës së Potter nuk zgjati shumë, madje vetëm 2 minuta pasi Emerson çoi në rrjete në shtyllën e dytë.

Në pjesën e dytë aktivizimi I Chilwell, Ziyech dhe Mount i dha më shumë agresivitet Chelsea-s, rastet nuk munguan, por goli nuk u realizua. Kësisoj zona Champions është tashmë një mision edhe më i pamundur pasi blutë rënditen të 9 në klasifikim.

Surprise edhe më e madhe barazimi i Arsenalit kryesues në shtëpi ndaj Brentford 1 me 1. Trossard shënoi për “topcinjte” në minute e 66 ndërsa miqtë befasuan duke realizuar golin e barazimit me anë të Toni në minutën e 74.

Diferenca nga Manchester City ndjekës është tani 6 pikë. Tottenham i Kontes u shkerrmoq në transferte 4 me 1 nga Leicester duke bërë një hap shumë të gabuar në garën për zonën Champions. Ndonëse shënuan të parët me Bentancur, londinezet morën 3 gola në pjesën e parë dhe një tjetër në të dytën duke ngritur flamurin e bardhe në këtë ndeshje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›