E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premier League, Manchester United një hap larg titullit në Angli

Pas fitores në këtë fundjavë ndaj Stoke Sitit me rezultatin 2-0, Mançester Junajtid i është afruar më shumë titullit kampion në Angli.

“Djajtë e kuq” kishin dhënë sinjale të një rënie në javën e kaluar, kur u mundën nga Mançester Siti në derbi, por kanë regjistruar një fitore të rëndësishme në këtë javë për të vazhduar rrugën e tyre drejt titullit të 20-të kampion.

Skuadra e Ferguson ka gjetur golin e avantazhit që në minutën e 4-t me anë të Karrik, duke e patur më pas shumë të thjeshtë të administronin avantazhin e krijuar. Goli i dytë, që ka dhuruar edhe qetësinë për Aleks Ferguson, ka ardhur pas penalltisë së transformuar në gol nga Robin Van Persi në minutën e 66-të të ndeshjes.

Në këtë fundjavë një fitore të rëndësishme ka arritur edhe skuadra e Arsenal që e sheh veten përkohësisht në vendin e tretë në renditje. Londinezët pasi kanë mundur në shtëpi ekipin e Nouriç me rezultatin 3-1, presin takimin mes Chelsea dhe Totenham për të mësuar nëse vendi i tretë u takon në renditje u takon atyre.

Në këtë fundjavë, kampionati Anglez ka dhuruar emocione të shumta edhe pse disa ndeshje nuk janë luajtur për shkakt të impenjimeve të disa skuadrave në FA Cup .

Kështu në javën e 33-të të Premier Ligës janë shënuar këto rezultate:

Arsenal – Noruiç 3-1

Aston Villa – Fulham 1-1

Everton – Kuins Park Renxhers 2-0

Riding – Liverpul 0-0

Southempton – Uest Ham 1-1

Njukasell – Sanderlend 0-3

Stoke Siti – Manchester United 0-2

Ndërsa takimet Chelsea – Tottenham dhe Manchester Siti – Uest Bromuiç do të luhen në një datë tjetër për arsye të impenjimeve të Chelsit dhe Manchester Sitit në FA Cup.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›