Premier Liga, 1 miliard £ nga e drejta televizive
Në ditët e ardhshme pritet që shefi ekzekutiv i Premier Ligës, Richard Scudamore, të bëjë zyrtarisht publike derdhjen e parave që do të vijnë nga transmetimi i ndeshjeve të kampionatit anglez në mbarë botën.Marrëveshja aktuale ka vlerën e 645 milion stërlinave dhe sipas të gjitha gjasave, shuma e re do të shkojë deri në një miliard. Kjo shumë do të ndahet në mënyrë të barabartë për 20 klubet e Premier Ligës. Kjo do të thotë se të ardhurat për çdo ekip do të rriten me rreth 50 për qind.