Zona të tëra pa energji në Tiranë
Moti i keq ka bërë që të krijohen anomali në sistemin e shpërndarjes së rrymës, ndërkohë që nga kompania në fjalë nuk janë marrë masa për riparimin e defekteve. Në zona të tilla në Tiranë, si tek Parku i Autobusëve, tej zona e 21 Dhjetorit, etj, energjia mungon prej orësh. Edhe pse OSSH-së i është bërë i ditur problemi, deri më tani nuk janë marrë masa për rikthinmin e energjisë elektrike. Kujtojmë se kompania OSSH-së dhe Ministria e Energjetikës kanë një kontratë, në bazë të së cilës, qytetarët duhet të furnizohen me energji pa ndërprerje për gjatë 24 orëve, por duket se kontrata ka mbetur vetëm në letër, pasi në realitet nuk ndodh kështu.