Vlorë, shirat e shumtë përmbysin rrugët e qytetit
Kjo ka bërë që të vështirësohet tej mase qarkullimi rrugor. Ndërkohë, edhe kushtet atmosferike në gjirin detar të Vlorës janë përkeqësuar në mëngjes, pasi nisën rreshje intensive shirash që pritet të vazhdojnë gjatë ditës, ndërsa moti i ftohtë me temperatura ende të ulta po shoqërohet me erë mesatare me drejtim Jug-Jugperëndim. Burime të kapitenerisë së portit të Vlorës bënë të ditur se, sot era me drejtimin Jug-Jugperëndim do të ketë shpejtësi 4-6 m/sek dhe 10-12 m/s në afërsi të bregut, ndërsa valëzimi parashikohet në 2-3 ballë në hapësirën detare brenda gjirit dhe 5-6 ballë në det të hapur. Temperatura maksimale e ajrit do të arrijë deri në 12-14 gradë celsius, ndërsa ajo minimale në 3-4 gradë celsius.