E Martë, 3 Nëntor 2026

Ministri Balla: Mbështetjeje për familjet e atyre që i shërbejnë ditë-natë shtetit dhe qytetarëve të Republikës së Shqipërisë

Ministri i brendshëm Taulant Balla përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka reaguar për programin e Qeverisë në mbështetje afatgjatë për familjet e mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë se Shtetit.

“Elbasan, në shtëpinë e re të inspektorit të Policisë së Shtetit Arbër Belba, i cili përfitoi kredinë e lehtësuar, falë programit të veçantë të Qeverisë për mbështetjen e familjeve të reja të mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit me kredi me interes shumë të favorshëm për shtëpi.

Ky është vetëm fillimi i një rruge të re mbështetjeje afatgjatë për familjet e reja të atyre që i shërbejnë ditë-natë shtetit dhe qytetarëve të Republikës së Shqipërisë”, shkruan ministri i brendshëm Taulant Balla.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›