Vettel triumfal në Indi

Tashmë kampioni i ri në Formula 1, Sebastian Vettel, ka realizuar fitoren e tij të 11-të këtë sezon në shtegun inaugurues të Iindisë.
I dyti përfundoi Jenson Button, ndërsa vendin e fundit në podium e zuri Fernando Alonso. Mark Webber edhe më tej ka zvogëluar shpresat e skuadrës për të përfunduar i dyti pas Vettelit në ranglistën e përgjithshme.
Ishte kjo fitorja e 11-të e Vettel me pole pozicionin e 13-të, duke vazhduar të shkruajë historinë e Formula 1.
Vettel tashmë është shpallur kampion me 374 pikë, ndërsa dilema mbetet për vendin e dytë që po luftohet mes Jenson Buttonit që ka 240 pikë, Fernando Alonsos së Ferrarit me 227 pikë dhe Mark Webberit me 221 pikë.
.