Premier Lige, shtyhet 24 ore merkatoja
Merkatoja e dimrit eshte shtyre nje dite ne Angli. Federata Angleze e Futbollit njoftoi se afati i fundit, do te jete te marten ne ora 17.00. Vendimi erdhi per shkak te bores dhe problemeve te motit, qe sollen edhe amulli ne momentet e fundit. Sipas mediave angleze, lojtari rus i Zenit Shen Peterburgut eshte bllokuar nga bora dhe eshte futur ne bisedime vone me drejtuesit e Arsenalit, ku mund te rrezikonte dhe arritjen e marreveshjes. Prandaj, per te mos prishur planet e ekipeve angleze, eshte shtyre afati i merkatos, edhe nje dite.