Skela, pergjegjes per sulmin
Ervin Skela eshte vleresuar si nje lojtar qe luan me pasion dhe eshte pershkruar si teper luftarak ne fushe, nga ana e trajnerit te Enerxhi Kutbus, Bojan Prasniker. I pyetur se perse sulmi nuk ka shenuar ne ndeshjet e fundit, trajneri ka evidentuar edhe rolin e Skeles, i cili nuk e ka zbatuar mire detyren, ne rolin e fantazistit ne fushe. "Nuk e patem te lehte perballe Hofenhaimit, por ishim te pafat ne dy-tre raste, gjate lojes". Trajneri u shpreh se fantazisti shqiptar pavaresisht karakteristikave pozitive qe shfaq ne fushe duhet te tregoj me teper kujdes ne ndeshjet e tjera. "Ne duhet te luajme nje futboll me te mire" - deklaroi trajneri, pas humbjes se fundit 2-0, qe pesoi Kutbusi perballe ekipit gjerman te Hofenhaimit. Kotbus ndodhet ne zonen e renies.