E Shtunë, 31 Tetor 2026

Licaj: Presidenti Gjika nderton formacionin

Eqerem Memushi

Nje dite pas humbjes me Apolonine, drejtuesit e Flamurtarit shkarkuan trajnerin, Edmond Licaj. Motivacioni i shkarkimit lidhej me lojen dhe rezultatet e dobeta, ne ndeshjet e fundit. Presidenti i klubit dhe njekohesisht kreu i bashkise se Vlores, Shpetim Gjika mori vendimin per te larguar trajnerin dhe pa u vonuar emeroi pasuesin, Eqerem Memushin, nje ish-trajner i Flamurtarit gjate sezonit te kaluar. Nje dite pas shkarkimit nga posti drejtues i Flamurtarit, Edmond Licaj leshoi nje lume me akuza ne adrese te klubit dhe drejtuesve me te larte te Flamurtarit. Sipas trajnerit te shkarkuar Licaj, ndeshja e se shtunes ndaj Apolonise ishte e trukuar nga drejtuesit me te larte te klubit. "Rezultati i ndeshjes me Apolonine ishte i percaktuar nga drejtuesit, me pretekstin qe te me largonin nga drejtimi i skuadres," - theksoi Licaj. Flamurtari nuk ka pasur ecuri te mire ne ndeshjet e javes se fundit dhe per rezultatet e dobeta, Licaj preferoi te fliste pas shkarkimit, duke ia faturuar ato paaftesise dhe problemeve qe i sjellin nje pjese e mire e drejtuesve te tjere. Ish-trajneri i Flamurtarit, Edmond Licaj, shprehet: "Ekipi i futbollit te Flamurtarit ka ne radhet e tij njerez te paafte, sikunder jane edhe futbollistet kroate, qe kane ardhur gjate sezonit te fundit, te cilet ai i cilesoi anonime dhe qe nuk i njeh askush. Licaj kritikoi gjithashtu edhe ekipin e tij, i cili ka pesuar nje renie te ndjeshme te nivelit te lojes dhe paraqitjes se futbollisteve. "Kjo ndodh per faktin se presidenti i ekipit, Shpetim Gjika nderhyn deri ne krijimin e formacionit, dhe madje nuk ka marre parasysh asnje nga sugjerimet e bera prej meje, per blerjet ne sezonin e dimrit." Si perfundim Flamurtari e finalizoi merkaton dimerore, me vetem nje blerje. Ne fund te konferences per shtyp, Licaj nuk pranoi te komentoje emerimin e Memushit ne kete detyre, i cili 6 muaj me pare dha doreheqjen me te njejtin motivacion, per mungesen e rezultateve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›