E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A, starton sot java e 26-të

Katania dhe Bari vijnë nga humbjet e javës së fundit, përkatësisht kundrejt Romës dhe Milanit. Kjo përballje shihet si një mundësi e mirë për të dyja skuadrat, për të përmirësuar pozitat e tyre në renditje.

Ndërkohë, përballja e mbrëmjes paraqet interes më të madh, ku Lacio e vendeve të fundit do të presë Fiorentinën. Vendasit në pamje të parë duken më të favorizuar, duke marrë parasysh që Fiorentina luajti në mesjavë kundër Milanit një ndeshje të prapambetur.

Më poshtë do të paraqesim kalendarin e plotë të javës së 26-të.

Sot;

18:00 Katania – Bari
20:45 Lacio – Fiorentina

Nesër;

15:00 Milan - Atalanta
15:00 Kievo - Kaljari
15:00 Xhenoa - Bolonja
15:00 Livorno - Siena
15:00 Napoli - Roma
15:00 Parma - Sampdoria
15:00 Udineze - Inter
20:45 Juventus - Palermo

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›