Premier në gjurmët e lojtarëve të Interit
Liverpul - I sigurt se Xabi Alonso do largohet nga Anglia (Real e Barcelona), Rafa Benitez mendon se zëvendësuesi ideal i tij është mesfushori argjentinas i Interit Esteban Cambiasso. Trajneri spanjoll i Liverpulit i ka kërkuar drejtuesve të klubit t’i bëjnë një ofertë Interit, por milanezët duken të sigurt për të mos e lëshuar argjentinasin, që e mendojnë edhe si kapitenin e ardhshëm pas Zanetit.
Çelsi – Në pritje për mbylljen e tratativave për portugezët Deko e Karvajo, Çelsi dhe Ançeloti kanë shfaqur prej kohësh interes për mbrojtësin brazilian të Interit, Maikon. Interi nga ana e tij ia ka bërë të qartë lojtarit se për të nuk do të ketë rritje rroge dhe ekipi që ofron 40 milionë euro do ta marrë në radhët e tij. Abramoviç pritet të mbyllë njëherë shitjen e Bosingwa te Bajerni i Mynihut për të nisur tratativën me zikaltrit.
Mançester UTD – Pasi Reali i Madridit dhe Barcelona u dorëzuan nga kërkesat e Ibrahimoviçit dhe të Interit, ja ku vjen radha e Mançester United. Sipas lajmit që bën të ditur “Daily Mirror” Ferguson pritet të bëjë një blerje të madhe për të mbushur boshllëkun e lënë nga Ronaldo e Tevez. Objektivi Benzema u “vodh” nga madrilenët dhe tashmë mbeten Ibrahimoviç dhe Eto. Ferguson mendon t’i ofrojë 35 milionë euro Interit, gjysma e asja që kërkon Morati.