KQZ miraton vendimin për mandatet e Kukësit
Sipas këtij vendimi, nga katër mandate që ka ky qark, tre i takojnë koalicionit të djathtë "Aleanca e ndryshimit' dhe 1 koalicionit të majtë "Bashkimi për ndryshim". Kodi Zgjedhor (neni 162) parashikon që jo më vonë se tre ditë nga përfundimi i procesit të ankimimit kundër vendimit të rezultateve të zonës zgjedhore apo pavlefshmërisë së zgjedhjeve, KQZ përllogarit shpërndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore, bazuar mbi numrin e votave të vlefshme që subjektet kanë marrë në nivel zone zgjedhore.
Sipas Kodit, nga shpërndarja e mandateve përjashtohen partitë politike që konkurrojnë më vete dhe që kanë marrë më pak se 3 % dhe koalicionet që kanë marrë më pak se 5% të votave të vlefshme në zonën zgjedhore përkatëse. Në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, në Qarkun e Kukësit u thirrën për të votuar 72.941 zgjedhës, ndërsa funksionuan 217 qendra votimi, të grupuara në 3 KZAZ. Sipas të dhënave paraprake të KQZ-së, Kukësi ishte qarku me pjesëmarrjen më të lartë në votime me 59.07% të zgjedhësve.