Premiera “Skënderbeu”, një dokumentar për heroin
18/01/2012 Rrëfen jetën dhe veprimtarinë e Skënderbeut, duke u mbështetur në vepra historike të studiuesve shqiptarë dhe të huaj dhe njëkohësisht sjell dhe fakte polemizuese për figurën e tij. “Skënderbeu”, është i pari film dokumentar për Skënderbeun i shfaqur mbrëmjen e djeshme premierë në Tiranë. Me regji nga Vladimir Prifti, dokumentari i mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë është një prej 10 projekteve filmike të përkrahura nga Qendra në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë dhe shfaqet pikërisht në ditën e 544-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit.
Përmes këtij realizimi, Prifti ngre një bashkëbisedim mes historianëve Frashëri, Pëllumb Xhufi, Luan Malltezi, por edhe komenteve që bëhen për gjuhën, portretin e armët e Skënderbeut nga Moikom Zeqo apo Ferid Hudhri. Filmi përpiqet t’i qëndrojë besnik faktit dhe dokumentit, duke ndriçuar më shumë ato momente që sjellin edhe një këndvështrim të ri për shikuesin e sotëm si p.sh, ku përcaktohet sot vendlindja e Kastriotëve? Si ishte rinia e Skënderbeut? Cilat ishin simbolet e shtetit (vula, stema, flamuri)? Me cilët njerëz e bëri ai kancelarinë, këshillin e luftës, pushtetin ekzekutiv? Si e organizoi ushtrinë e kavalerinë? Deri ku shkoi shtrirja e këtij shteti, qytetet që përfshinte, krahinat e portet.
Letërkëmbimi apo marrëveshjet e Skënderbeut me kancelaritë më të mëdha të kohës vijnë edhe vizualisht përmes pamjeve nga qytetet e Venedikut, Romës, Mbretërisë së Napolit, Raguzës, Ankarasë, Stambollit.
“Filmi apo mënyra e komunikimit, sidomos nëpërmjet një dokumentari që merr temë nga historia, më ka shqetësuar gjithmonë. Tepër komplekse bëhet kjo edhe me këtë film që dua të realizoj. Nuk ka shqiptarë, por tani edhe shumë të huaj, që nuk dinë diçka për këtë figurë madhore të historisë sonë. Janë shkruar shumë libra, studime, biografi. Për heroin është bërë edhe një film artistik”, është shprehur disa muaj më parë regjisori Prifti, gjatë kohës së realizimit të filmit, ndërsa theksonte se ai kishte një vizion të vetin si skenarist dhe regjisor. “E para, filmi duhet të përfshijë gjithë jetën dhe veprimtarinë e Skënderbeut. Duhet të ketë një strukturë të zgjedhur, solide, tepër të përshtatshme për të realizuar një film dokumentar. Këtë vizion të parë timin e gjeta në veprën e prof.dr Kristo Frashërit, ‘Skënderbeu; Jeta dhe vepra’ që ka një dokumentacion të pasur dhe merr shembuj e argumente nga të gjitha veprat e mëparshme të biografëve të njohur shqiptarë (Marin Barleti, Dhimitër Frëngu, Frang Bardhi, Athanas Gegaj, Fan Noli, Aleks Buda etj), si dhe nga ato të historianëve të huaj më të njohur (G. Biemi, N. Jorga, C. Marinesco, I. Pisko, etj), duke hapur shpesh edhe polemika me ta për fakte e momente të caktuara historike. E dyta, struktura dhe karakteri i polemikës që ka kjo vepër, si dhe dokumentacioni tepër i pasur, më shtynë që filmin ta ndërtoj si një bashkëbisedim historianësh e studiuesish, që analizojnë fakte e dokumente të caktuara, pavarësisht vendit ku ndodhen”, shpjegonte regjisori.
Një analizë e rëndësishme vizuale i bëhet edhe portretit autentik të Skënderbeut, gravurave, armëve, përkrenares, veshjes së tij, besimit fetar, gjuhëve që përdorte dhe veçanërisht gjuhën shqipe të shkruar. Në mbështetje të kësaj, përveç dokumentacionit arkivor, janë përdorur edhe skica, harta, gravura, piktura që janë bërë për këtë qëllim.
Përveç folësit, historianëve dhe studiuesve, pjesë e këtij filmi janë edhe dy aktorë që lexojnë dhe interpretojnë pasazhe nga vepra e Barletit, e Nolit, e Dhimitër Frëngut apo nga letërkëmbimi i Skënderbeut me Papën, me senatin e Venedikut, por edhe pasazhe nga kronistët osmanë, të grumbulluar me kujdes nga Kristo Frashëri e që për herë të parë vijnë në këtë film të përkthyera edhe në shqip. Për realizimin e këtij filmi është xhiruar pothuajse në të gjithë Shqipërinë dhe në vende të huaja si në Itali (Napoli, Roma, Firence, Siena, Milano), Kroaci (Dubrovnik), Turqi (Stamboll e Ankara), Austri (Vjenë), Maqedoni, (Dibër e Tetovë) etj.
Regjisori Vladimir Prifti njihet për realizimit e filmave, artistikë dhe dokumentarë që e kanë marrë fillin nga historia. Ai është regjisor i filmave të njohur artistikë si “Udha e Shkronjave”, “Kush vdes në këmbë”, “Dasma e Sakos” e filmat dokumentarë “Butrinti”, “Të bekuarit”, “Legjenda e baltës”, “Rruga Egnatia”.