Importi i energjise dhe humbjet

Pas kritikave që Entit Rregullator i Energjisë bëri ndaj kompanisë që po administrohet nga zoti Dollapi, edhe KESH ka ngritur zërin.
Këtë verë, rezervat në Liqenin e Fierzës janë si asnjë herë tjetër, por, kjo nuk e pengon KESH-in të paralajmërojë probleme të furnizimit në vend, nëse CEZ nuk i mbulon humbjet me energji të importuar.
Ndërsa ka shlyer një pjesë të borxhit, CEZ Shpërndarje ka bërë të ditur se do të rifillojë importin brenda pak ditëve.