Premiera për fëmijë, Pema e Çokollatave
Pema e çokollatave është shfaqja e re që vjen Teatrin e Metropolit në Tiranë. Dy fëmijë Sindi dhe Juli, duhet tu përgjigjen pyetjeve të vështira të një peme të lashtë e cila flet gjuhën e njerëzve. Si shpërblim kanë çokollata.
Në këtë mënyrë, nëpërmjet veprimit, ritmit dhe argëtimit, spektatorët e vegjël informohen mbi historinë dhe kulturën shqiptare. Teksti është shkruar nga Rexhina Malasi.
Regjia është e Suela Xhonuzit. Interpretojnë: Julian Canameti, Suela Xhonuzi dhe Medi Gurra Kaciqi. Premiera shfaqet në skenën Çehov, nesër, 14 prill, ora 10:30. Zgjat 35 min.