Lëkura e qenit flet esperanto
Disa muaj pas botimit në gjuhën në gjuhën esperanto, romani Lëkura e qenit i Fatos Kongolit, do të prezantohet më 17 prill në Akademinë e Shkencave në Tiranë. Romani i ciklit prej katër veprash që përbëjnë Burgjet e Kujtesës është ndoshta më i përkthyeri i krijimtarisë së Kongolit.
Lëkura… është përkthyer nga esperantisti polak Tomasz Chmielik në bashkëpunim me esperantistin shqiptar Bardhyl Mezini. Prezantimi i romanit bëhet nga Shoqata e Esperantistëve të Podlahisë Polake në bashkëpunim me Shoqatën e Esperantistëve të Shqipërisë dhe Shtëpinë Botuese Toena.