E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premiere League, Liverpool, kampion i dimrit

Liverpool eshte kampioni i dimrit ne Premiere League. Skuadra e Benitez ka shkaterruar 5-1 Newcastle duke mbyllur vitin 2008 ne krye te klasifikimit me 45 pike, po aq sa 19 vjet me pare kur fitoi titullin e 18-te dhe te fundit kampion ne Angli.

Pjesa e pare e mbyllur 1-2 ne favor te Liverpool dha shenjen se te kuqte nuk e diskutonin fitoren dhe ashtu rezultoi, pasi ne pjesen e dyte lojtaret e Benitez thelluan me shume rezultatin.

Ryan Babel, kapiteni Gerrard dhe ne fund Xabi Alonso vulosen gjithcka ne 5-1, qe eshte gjithashtu dhe fitorja me e thelle ne historine e Liverpoolit ne kete stadium.

Per kryesuesit e Premier League lajmet e mira nuk mbarojne me kaq pasi derbi londinez Fulhamit dhe Chelsea i perfunduar ne barazim 2-2, i jep mundesine te kuqeve ta cojne ne 3 pike diferencen me Chelsean e vendit te dyte.

Protagonistet e derbit ishin Dempsey dhe Lampard qe shenuan nga dy gola per skuadrat e tyre. Nderkaq Arsenali eshte rikthyer ne vendin e katert ne klasifikim.

Edhe pse me veshtiresi topcinjte e Arsen Venger kane mundur 1-0 Portsmouthin, fale golit te Galas 9 minuta para perfundimit te ndeshjes.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›