E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premtimet e mbajtura të Kryebashkiakut të Tiranës

30-08-2012 / Nga Ilirian Dahri

E kishte premtuar përgjatë fushatës për kreun e Bashkisë së Tiranës. E kishte përsëritur edhe disa muaj më vonë pas zgjedhjes së tij si Kryetar i Bashkisë së Tiranës në një takim të kryer me banorët e Njësisë numër 1 kur kishte theksuar se Bashkia e Tiranës po punon për realizimin e angazhimeve të marra. Një prej premtimeve ishte padyshim edhe ai i rrugës “Hasan Cufa”, dhe Kryebashkiaku Lulzim Basha ndonjë muaj më parë i kishte deklaruar banorëve të Lagjes “Ali Demi” se po punohej për shpronësimin e plotë të pronarëve që kishin shtëpitë pikërisht aty ku tashmë është në përfundim e sipër aksi që lidh lagjen “Ali Demi” me Bulevardin “Bajram Curri”. Tashmë gjithçka është afër përfundimit. Banorët e kësaj lagje por edhe kalimtarët e shumtë po shikojnë se në këtë aks po kryhen punimet. Ndërkaq janë kryer edhe shpronësimet e plota. Këtë ka deklaruar edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Lulzim Basha gjatë inspektimit që ka kryer në këtë aks të rëndësishëm. “Me ndërtimin e kësaj rruge ne përmbushim një premtim të bërë një vit më parë për banorët e kësaj zone. Premtim që të lëvizin me një trafik më të shpejtë, me një kosto më të ulët. Ky investim po bëhet në kushtet e shpronësimit të plotë të pronarëve. Shpronësimet kapin vlerën e 112 milionë lekë nga fondet e bashkisë së Tiranës”- ka deklaruar Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Lulzim Basha. Në projekt janë parashikuar katër korsi lëvizje për makinat, parkime, rrjet nëntokësor pa harruar gjelbërimin por edhe krijimin e këndeve të lojrave për fëmijë. Natyrisht Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Lulzim Basha premtimet po i mban për të gjithë banorët e njësive të ndryshme të kryeqytetit. Vetëm disa ditë më parë kishte inspektuar një tjetër segment rruge që arrinte deri në kufijtë territorialë të Bashkisë së Tiranës kur kishte qenë i pranishëm në ditën e nisjes së punimeve në rrugën “Llambi Ziçishti” në kombinat, në njësinë nr 6. Një segment tjetër që do të lidhë rrugën kryesore me varrezat e Sharrës dhe që do t’u japë afro 1 mijë banorëve të kësaj zone rrugë me parametra tërësisht europianë. “Përkushtimi im, përkushtimi i Bashkisë së Tiranës është që investimet të shtrihen kudo ku shtrihet qyteti, kudo ku ndodhen shtëpitë e qytetarëve. Tirana moderne evropiane fillon nga pragu i derës së çdo qytetari dhe jo vetëm nga qendra dhe kjo rruge eshte dëshmi e ketij angazhimi. Pas hartimit dhe azhornimit të projektit, në bashkëpunim me Ujësjellës-Kanalizimet e Tiranës dhe brenda një periudhe më të shkurtër se sa 8 muajt e parashikuar në kontratë, siç m’u komunikua edhe nga kontraktori, banorët e kësaj zone do të kenë një rrugë të parametrave evropianë, me ndriçim, gjelbërim, ujësjellës-kanalizime, azhornim të rrjetit elektrik, ndërsa qytetarët e Tiranës do të kenë një akses të përmirësuar në varrezat e Sharrës” - kishte deklaruar në fjalën e tij  Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Lulzim Basha. Dukshëm angazhimi i Bashkisë së Tiranës po shihet në të gjitha skajet e kryeqytetit. Edhe nënkryetarët e kësaj Bashkie kanë qenë gjithashtu shumë të angazhuar në punën e tyre. Në ndalimin e  fenomenit të tregtimit të mishit në qiell të hapur apo nëpër inspektime të ndryshme të punimeve që po kryhen në kryeqytetin e vendit. Pak ditë më pare, këtë herë në një zonë tjetër të Bashkisë së Tiranës, nënkryetarja e Bashkisë  znj. Jorida Tabaku inspektoi fundin e punimeve të fazës së parë të kolektorit për banorët e Saukut. “Aty kur deri dje ishte një gropë e hapur, […] sot kanë përfunduar punimet e fazës së parë të projektit që Ujësjellës-Kanalizimet e Tiranës kanë realizuar gjatë muajve të fundit, një projekt që ka pasur përsipër ndërtimin e kolektorit të Njësisë Bashkiake nr. 2 por dhe një pjesë që prek Komunën e Farkës, ku janë përfitues mbi 1 mijë familje. Ky investim i UKT-së, me vlerë 67 milionë lekë ka një gjatësi prej 2.4 kilometrash, fillon sipër në zonën e Senatoriumit dhe zbret deri poshtë në Farkë dhe është pjesa e rrjetit primar dhe ndërkohë do të shoqërohet me pjesën e rrjetit sekondar për të lidhur të gjitha banesat me pjesën kryesore të kolektorit” - ka deklaruar znj. Tabaku vetëm disa ditë më pare në Sauk. Për Tiranën e madhe metropolitane po punohet në të gjitha njësitë e Bashkisë së Tiranës njëherë  në Njësinë 1, njëherë tjetër në atë numër 4, për të vazhduar në Njësinë numër 5, numër 8 kudo për të përfunduar me projektet e UKT. Në të njëjtën kohë vlen të përmendet edhe puna e mirë që po zhvillohet në Drejtoritë e ndryshme të Bashkisë së kryeqytetit. Në Drejtorinë e Konvikteve të Shkollave të Mesme gjithçka është gati për të pritur nxënësit konviktorë për fillimin e vitit të ri shkollor 2012 -2013. Ka mbaruar lyerja e dhomave dhe e ambienteve të brendshme dhe të jashtme të konvikteve, kanë mbaruar rregullimet hidraulike dhe ato elektrike, ndërsa në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës janë dezinfektuar të gjitha ambientet e konvikteve. Në këtë mënyrë konviktet e  Hoteleri – Turizëm, Gjuhëve të Huaja, të Liceut, të Ekonomikut, të Elektrikut dhe ai i Mjeshtrisë Sportive janë gati për të filluar me regjistrimet e nxënësve. Nga ana tjetër janë pastruar më së miri depozitat e ujit që ndodhen në konviktet, është shpërndarë baza materiale dhe siç pohon edhe Drejtori i Konvikteve të Shkollave të Mesme, z. Isa Doçi “tashmë gjithçka është gati për fillimin e vitit të ri shkollor”. Nga ana tjetër në bashkëpunim edhe me Drejtorinë nr 3 të Bashkisë së Tiranës është punuar edhe për disa dhoma të reja që shkojnë t’i shtohen kapacitetit të konviktit të elektrikut. Në këtë mënyrë çerdhet, kopshtet dhe konviktet nën kujdesin e vazhdueshëm të Bashkisë së Tiranës dhe Kryetarit të saj z. Lulzim Basha tashmë janë tërësisht të gatshme për të rifilluar punën e tyre.  

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›