E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romney, zyrtarisht kandidat për në Shtëpinë e Bardhë

29-08-2012 / Gazeta 55

Kandidati i republikanëve do të garojë kundër presidentit Obama

“Pas një burri të madh qëndron një grua e madhe”. An Romni ka bërë të pamundurën për të bërë një figurë të mirë dhe për delegatët e konventës së republikanëve në Tampa të Floridës, ka funksionuar. Ajo ëshët pritur shumë mirë nga të pranishmit. Zyrtarizimi i kandidaturës së Romni ka vulosur dhe garën që do e cojë të përballet në Barak Obamën. Por kanë qenë fjalët e kandidates për zonjën e parë të shteteve të bashkuara të amerikës ato që kanë ndezur sallën. “Më lejoni ti them cdo amerikani që po mendon se cili mund të jetë presidenti ynë i ardhshëm. Asnjeri nuk do të punojë më shumë, asnejri nuk do të impenjohet shumë, asnjeri nuk do të jetë I afët për të lëvizur dhe mallet për ta bërë këtë shtet një vend më të mirë, sa Mit Romni”.
Pas pak ditësh në Sharlot, në Kaliforni do të jetë momenti i zyrtarizimit të Obamës. Por tashmë në kampin e demokratëve po bëhen llogaritë pr mbështetjen e madhe që Romni ka siguruar në radhët e sipërmarrësve amerikanë. Katër vjet më parë këta të fundit i kishin dhuruar 60 për qind të 128 milionë dollarëve të ndërmarrjeve Obamës. Por tashëm ata janë kthyer dhe mbëshetsin mormonin republikan. Ish guvernatori i Masaçusetsit do ta sfidojë Barak Obamën në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Romni kaloi pragun e 1 mijë e 144 votave të nevojshme për të siguruar nominimin nga partia e tij. Delegatët republikanë nga shtetet dhe territoret e Shteteve të Bashkuara gjithashtu nominuan kongresistin Pol Rajan për kandidat për nënpresident. Rajan planifikohet që t’i adresohet Konventës gajtë ditës, ndërsa fjalimi i Romnit është parashikuar për të enjten më 30 gusht. Duke bërë hapjen festive në Tampa, udhëheqësit republikanë kritikuan ekonominë e drejtuar nga presidenti Obama dhe ua rikujtuan zgjedhësve shkallën e lartë të papunësisë në vend dhe rritjen e deficitit buxhetor. Ata miratuan platformën e partisë që bën thirrje për shkurtim taksash me qëllim të stimulimit të ekonomisë, dhënien fund të abortit dhe refuzimin e planit të kujdesit shëndetësor të Obamës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›