Premtimi i Bakajt: Maksimumin te Dinamo

“Futbolli kështu e ka. Unë jam futbollist profesionist”, nënvizon vetë Bakaj. Arsyen që e bindi të largohet nga Partizani, Bakaj e motivon me faktin se skuadra e të kuqve nuk është më ajo që mund të pretendojë për titull. Por një gjë e tillë përmbush synimet personale të mesfushorit me tipar sulmues.
“Të thuash të vërtetën, Partizani nuk e ka ekipin për të synuar për vendet e para të tabelës së klasifikimi, por mund të them me siguri se kjo skuadër meriton më shumë se vendi i fundit”.
Megjithatë, dilema për të vazhduar te të kuqtë apo jo, nuk ka zgjatur shumë. Tashmë ai ka zgjedhur të shohë interesin e tij profesional dhe një gjë të tillë ta bëjë larg Partizanit, në një skuadër që mund t’i japë shanse të luftojë për trofe. “Për të mirën e karrierës sime futbollistike unë vendosa të largohem nga ky ekip.
Bëhet fjalë për një shifër shumë të madhe, e cila rrallë herë mund të shikohet në kampionatin shqiptar. Ky është një vlerësim i madh për mua, gjë që më detyron të jap maksimumin tim të mundshëm për atë klub, që të justifikoj veten time, të justifikoj edhe investimin e drejtuesve të këtij klubi për të më blerë mua”.
Në vendin e fundit në tabelën e klasifikimi, duke lundruar në ujërat e ftohta të rënies nga kategoria, tashmë Partizanit do t’i duhet të përballet edhe me janarin e akullt të merkatos. Ikja e sigurt e Bakajt në janar mund të shoqërohet edhe me largimin e “veteranëve” të tjerë si Hallaçit apo dhe Shehi.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code