E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premtimi i Juventusit: Naingolan i joni, në Janar

Me një premtim ka shtyrë gjithçka për në janar. Presidenti i Cagliarit ka qetësuar Bepe Marotën, sa i përket çështjes “Naingolan”. Mesfushori belg do t’i bashkohet Juventusit vetëm në merkaton e dimrit.

Mediat italiane kanë zbardhur dje bashkëbisedimin mes presidentit të Cagliarit dhe drejtorit të përgjithshëm të Juventusit. I pari ka siguruar Marotën se mund të flasin në janar për këtë transferim. “Në këtë moment nuk mundem që ta shes. Ai është një nga beniaminët e tifozerisë. Më parë duhet që të grumbullojmë disa pikë dhe pastaj të filloj të mendoj që ta sakrifikoj atë lojtar”, – mësohet t’i ketë thënë Cellino, Marotës.

Edhe pse asgjë nuk u zyrtarizua, mësohet se Juventusi dhe menaxherët e Naingolanit kishin gjetur gjuhën e përbashkët në orët e fundit të merkatos. Lojtari ishte gati që të firmoste një kontratë katërvjeçare, prej së cilës do të fitonte 1.5 milionë euro në sezon. /ideksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›