Fillon Kampionati Evropian i Basketbollit, Spanja favorite

Staron sot Kampionati Evropian i Basketbollit, i cili do të mbahet në Slloveni.Do të jetë ky një kampionat i fortë, ku ka shumë favoritë, por kryesorja padyshim mbetet Spanja e cila synon të kurorëzohet si më e mira për herë të tretë radhazi.
E udhëhequr nga Marc Gasol dhe Ricky Rubio, Përfaqësuesja e Spanjës është e favorizuar të fitojë titullin e tretë rresht të kampionit të Evropës, ndonëse do të ndjejë mungesën e disa yjeve. Ka mbetur pa gjatësinë e Pau Gasolit e Serge Ibakas dhe gjuajtjet e sakta të plejmejkerit Juan Carlos Navarro në turneun prej 24 ekipeve që starton të mërkurën (sot).
Ekipet janë të shpërndara në katër grupe dhe ndeshjet do të zhvillohen në Lubjanë (Grupi A), Jesenice (Grupi B), Celje (Grupi C) dhe Koper (Grupi D). Dy raundet finale të "Eurobasketit 2013" do të luhen në Lubjanë. Ky turne do të shërbejë edhe për kualifikimet në Kampionatin Botëror që vitin tjetër mbahet në Spanjë. Gjashtë ekipet e para me përjashtim të Spanjës, do të kualifikohen direkt.
Më poshtë po japipim katër grupet, orarin e ndeshjeve dhe kuotizimet sipas bastoreve për secilën skuadër veç e veç ku padyshim skuadra pretendente mbetet Spanja, por nuk mbeten prapas as Greqia dhe Franca.
Orari i ditës së parë - 4 shtator
Grupi A
Izraeli - Britania M. (14:30)
Belgjika - Ukraina (17:45)
Franca - Gjermania (21:00)
Grupi B
Letonia – Bosnjë-H. (14:30)
Maqedonia - Mali Zi (17:45)
Serbia - Lituania (21:00)
Grupi C
Gjeorgjia - Polonia (14:30)
Spanja - Kroacia (17:45)
Çekia - Sllovenia (21:00)
Grupi D
Turqia - Finlanda (14:30)
Suedia - Greqia (17:45)
Rusia - Italia (21:00)
Favoritët sipas bastoreve dhe kuotat, ku padyshim, pretendente është Spanja:
Spanja 1.25
Greqia 1.50
Franca 1.70
Lituania 2.85
Sllovenia 4.75
Serbia 6.00
Turqia 7.00
Rusia 9.00
Maqedonia 14.00
Italia 16.00
Kroacia 16.00
Mali i Zi 23.00
Gjermania 35.00
Polonia 35.00
B. & H. 51.00
Gjeorgjia 61.00
Letonia 61.00
Izraeli 71.00
Ukraina 91.00
Finlanda 101.00
Çekia 101.00
Belgjika 201.00
Suedia 201.00
Britania 301.00
(Sipas kompanive të basteve, sa më e vogël është kuota, aq më të mëdha janë shanset të fitojë ajo skuadër)