E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionistet, mashtrim me karta rimbushese

Rreth 20 pensioniste ne qytetin e Fierit kane rene pre e mashtrimit me kartat rimbushese te kompanive te telefonise celulare. Persona te panjohur kane telefonuar ne familjet e tyre, ne numrin fiks te shtepise, duke i premtuar aparat tokesor "Digitalb" apo dhurata te tjera nese blejne karta rimbushese dhe lexojne numrat e tyre telefonuesit. Persona qe kane rene viktime e mashtrimit tregojne se zerat nga ana tjeter e receptorit ishin bindes dhe vetem pas disa ditesh kishin zbuluar se gjithcka ishte nje loje e keqe. Te genjyerit kane denoncuar gjate dy diteve te fundit dhjetera raste te tilla ne policine e Fierit, e cila ka nisur hetimet e rastit.
Andon Shuteriqi, banor i lagjes "29 nentori" eshte nje prej atyre personave qe ka bere kallezimin ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Fierit. Ne dore mbante nje zarf me dhjetera karta rimbushese, te gjitha te gervishtura. Pensionisti 67-vjecar tregon per "Koha Jone" se gjithcka kishte zene fill disa dite me pare. "Ishte ora tete e mengjesit dhe isha vetem ne shtepi. Bie telefoni fiks. I pergjigjem. Nje ze djali me thote se fliste nga kompania "Digitalb" dhe me thote se kam fituar pajisjen tokesore por qe ta merrja, ne qofte se e doja, duhet qe te blija 34 karta rimbushese te te dyja kompanive te telefonise celulare. Pasi kisha nevoje per nje pajisje te tille, i thashe se po i blija. Ai me merr disa minuta me pas dhe me thote qe te gervishtja dhe kodin qe kane kartat dhe t'ia lexoja atij". I moshuari tregon se dje ka zbuluar mashtrimin, ndersa kishte shkuar per te terhequr pensionin. Atje ka konstatuar se edhe te tjere bashkemoshatare te tij kishin marre pjese ne te njejten loje, duke harxhuar edhe parate e fundit. "Vendosem bashkerisht qe te kryejme denoncimin ne polici per kete mashtrim"-thote 67-vjecari qe beson se do te gjendet fajtori.
Xhemil Beharaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›