Premtohet rritje e investimeve në sektorët ekonomikë
05/04/2010 Berisha në Kuvajt
Bizneset kuvajtiane do të rrisin investimet e tyre në Shqipëri. Ky ka qenë premtimi që Kryeministri Sali Berisha ka marrë nga krerët më të lartë të shtetit të Kuvajtit gjatë vizitës së tij zyrtare atje. Emiri i Kuvajtit, Sheikh Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, sipas zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë, ka theksuar gjatë takimit me kreun e Qeverisë shqiptare se stabiliteti ekonomik i vendit tonë, veçanërisht edhe në këtë periudhë të krizës botërore, bën që Shqipëria të jetë një vend mjaft i favorshëm për investitorët kuvajtianë. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha është shprehur se Qeveria shqiptare do të lehtësojë investimet kuvajtiane në fushën e rafinerive të naftës dhe në fushën e turizmit, për ndërtimin e resorteve turistike dhe zonave të mëdha rezidenciale si në zonën bregdetare, ashtu edhe në atë malore. Gjithashtu, u diskutua edhe mbi njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Kuvajti. Emiri i Kuvajtit ka nënvizuar se të gjitha proceset që ndihmojnë dhe sjellin paqen dhe stabilitetin janë të mirëpritura nga Kuvajti. Ai u shpreh se Kuvajti nuk sheh asnjë kundërshtim në njohjen e pavarësisë së Kosovës, gjë e cila do të shihet me shumë seriozitet nga Qeveria e Kuvajtit. Investimet në ekonominë shqiptare kanë qenë objekti i bisedës së zhvilluar edhe me Kryeministrin Sheikh Nasser Mohammed Al-Ahmed Al-Sabah. Kreu i qeverisë së Kuvajtit ka thënë se kontribut të madh në thellimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve mund të japë bashkëpunimi në sektorin privat, por edhe bashkëpunimi nëpërmjet projekteve të përbashkëta midis Qeverisë shqiptare dhe Fondit Kuvajtian për Zhvillim. Berisha ka kërkuar bashkëpunimin në fushën e infrastrukturës. Ai vlerësoi se financimi për ndërtimin e Boshtit të Jugut, një projekt shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, do të ishte një ndihmë shumë e madhe. Pas këtij takimi mësohet se janë nënshkruar disa marrëveshje dypalëshe me karakter ekonomik.