Kryepolici shqiptar: Në Lazarat përdorni satelitin për hashashin
05/04/2010 Hysni Burgaj takon vartësit në Jug të vendit, kërkon zhdukjen e kanabisit
GJIROKASTËR- Vetëm tani, në sezonin kur kërkesat për hashash mbërrijnë kulmet, kryepolici shqiptar vendosi t’i shpallë “luftë frontale” dhe ajrore togjeve të paketuara me barin jeshil. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, gjatë udhëtimit drejt Jugut në rrethet Gjirokastër, Vlorë, Sarandë, u lëshoi një thirrje vartësve të tij që të ndërhyjnë pa frikë në Lazarat, sepse oficerët do të kenë mbështetjen e strukturave drejtuese të policisë. Për të arritur suksese në këto operacione, Burgaj sugjeroi edhe përdorimin e filmimeve të satelitit për të ndërhyrë. Mes të tjerave, në fjalën e tij kryepolici Burgaj u shpreh se “në kushtet kur kufiri tokësor po menaxhohet mjaft mirë, ne nuk do të lejojmë që Lazarati të bëhet pengesë për liberalizimin e vizave. Përdorini filmimet e satelitit dhe ndërhyni. Të përdoren të gjitha metodat për luftën kundër fenomenit ‘kanabis’, deri në zhdukjen e plotë të tij nga Shqipëria”. Pas Gjirokastrës, Burgaj u ndal edhe në Vlorë e Sarandë, ku kërkoi nga të gjitha forcat policore të vlerësojnë rëndësinë e ruajtjes së kufirit tokësor e detar nga trafiku i paligjshëm i kanabisit. Drejtori i Policisë së Qarkut Vlorë, Ylli Metko, në analizën që i bëri situatës dhe veprave penale të ndodhura këtë tremujor, ka theksuar se është rritur forca goditëse e policisë. “Nga 29 kilogramë të sekuestruar në tremujorin e parë të vitit 2009, sasia e kapur në tremujorin e parë të vitit 2010 kap shifrën 2700 kilogramë”, ka thënë ai.
Hashash Lazarati
Deklaratat e kryepolicit shqiptar vijnë në momentin kur sot një kilogram hashash Lazarati kap vlerën e 2 mijë eurove në treg, teksa kërkesat i kanë “çmendur” totalisht pronarët e dhjetëra tonëve që presin stok në këtë fshat legjendar. Trafikantët nga Igumenica e Greqisë presin në radhë me skafe për këtë “bar magjik”, teksa në muret e Romës emri i Lazaratit shkruhet ende me bojëra, ndërsa nuk llogaritet shpërndarja e thjeshtë brenda tregut vendas, ku Tirana e Durrësi janë dy qendrat më të fuqishme blerëse. Por natyrshëm çdokujt i vjen ndër mendje një pyetje kaq e thjeshtë: “Pse pikërisht tani që hashashi i Lazaratit lulëzon në treg, policia i shpall luftë, kur kishte mundësi që ta bënte këtë gjë në momentin kur kanabisi mbillej në parcelat që duken ashiqare?” Këtu rezulton që dështuan edhe kryekomunarët apo kryepleqtë që kishin urdhër të raportonin për çdo parcelë të mbjellë.