E Diel, 1 Nëntor 2026

Gra nga Selaniku ftojne femijet sarandjote me pushime

Sarande

Nje grup grash nga Selaniku i Greqise perfaqesuese te nje shoqate bamiresie kane qene mysafiret e 2 tetorit ne Shtepine e Femijeve Shkollore te Sarandes. Ato kane pare kushtet ne te cilat jetojne mesojne dhe argetohen femijet e ketij institucioni social ne Sarande. Gjate vizites ato pane se veshjet qe kishin sjelle per dhurate ishin me modeste se ato qe u sigurohen dhe perdorin djemte dhe vajzat qe rriten ne kete shtepi femijesh. Kishim tjeter pershtypje por pame se femijet e ketushem rriten ne kushte te cilat u mungojne edhe mjaft femijeve ne familjet e qytetit tone u shprehen ato. Gjate vizites u binden edhe per nje pune te vecante qe ben stafi i ketij institucioni per te plotesuar dijet qe marrin ne oret e mesimit ne shkollen Adem Sheme te qytetit punen e kujdesshme qe nuk mbetet te higjiena dhe te trajtimi ushqimor por edhe te kerkesa dhe kontrolli per studim te grupuar dhe te pavarur. Ne shenje solidariteti grate e ardhura nga Selaniku i kerkuan drejtoreshes se institucionit qe ajo te mundesoje ardhjen e femijeve me pushime verore ne Selanik pasi ato u treguan te gatshme per ti marre ne shtepite e tyre. Do te jemi shume te lumtura nese keta femije behen si pjesetaret e familjeve tona qofte edhe per pak dite ne pushimet e veres qe vjen thane ato.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›