E Diel, 1 Nëntor 2026

Prangoset ne Morine i shpalluri ne kerkim nga drejtesia belge

Tropoje Ishte denuar nga gjykata me 5 vjet burg

Kerkohej nga Interpoli belg prangoset ne piken kufitare te Morinit. Burimet zyrtare te Drejtorise se Kufirit dhe Migracionit ne Kukes bejne te ditur se ne oret e vona te mbremjes se te premtes eshte vene ne pranga shtetasi Milot Juniku 34 vjec me kombesi Shqiptare dhe me shtetesi Belge. Ai ka tentuar qe te kaloje kufirin shqiptare permes pikes se Kalimit Kufitare te Qafe Morines ne Tropoje por sistemi TIMS e ka tradhtuar. Nga kontrolli i te dhenave ka rezultuar se ai ishte regjistruar si person me precedent penale dhe ishte shpallur ne kerkim nderkombetare prej disa kohesh. Sipas burimeve te sipercituara behet e ditur se Juniku ishte denuar nga nje gjykate belge per veprat penale te organizimit te organizatave kriminale si dhe vjedhjes me dhune. Per keto dy akuza ai ishte gjykuar dhe shpallur fajtor ne mungese me 5 vjet heqje lirie. Ai pritet te ekstradohet per ne vendin ku ka kryer veprat penale pas kapjes se tij ne kufirin Kosove-Shqiperi. ky eshte personi i 48 i shpallur ne kerkim qe ndalohet ne Piken e kalimit Kufitare te Kukesit me Kosoven.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›