E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prerja e pyjeve, ndalohen 10 persona

Drejtoria e policise se Dibres ka ndermarre nje aksion per te ndaluar prerjen e pemeve ne pyjet e zones. Ne perfundim te aksionit jane ndaluar 10 automjete te tonazhit te rende te ngarkuar me lende drusore.

6 automjete jane kapur zonat e Peshkopise dhe 4 te tjere jane kapur ne zonat e Burrelit. Jane shoqeruar edhe 10 persona.

Ata do te akuzohen per prerje te paligjshme te pyejeve ndersa eshte hapur edhe nje hetim per shperdorim detyre nga punonjesit e policise pyjore. Nga ana e policise pyjore deklarohet se kane organizuar aksione per parandalimin e prerjeve te paligjshme te keqberesve.

Zona e Burrelit ka siperfaqe te medha pyjesh te shkaterruara teresisht. Cdo dite nga kjo zone dalin me dhjetra kamione te ngarkuar me dru.

Prerja e pyjeve shtohet vecanerisht me afrimin e serzonit dimeror, sepse pjesa me e madhe e lendes drusore shkon per ngrohje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›