E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tepelenë, pranga dy hajdutëve

Rreth orës 23.00 te mbremjes se djeshme, nga ana e Specialistëve Seksionit të Krimeve Kundër Pronës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër është bërë arrestimi në flagrancë i dy 18 vjecareve nga Tepelena, Admir Adriatik Veizi, Endri Agron Xheza.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datën 13.10.2008, rreth orës 02.30 të mëngjesit, kanë vjedhur me thyerje lokalin e lojrave të fatit në qendër të Tepelenës, pronë e shtetasit Taulant Cela nga Tepelena.

Mbas informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e Specialistëve të Krimeve Kundër Pronës në Sektorin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, në bashkëpunim edhe me Komisariatin e Policisë Tepelenë është bërë e mundur kapja e këtyre shtetasëve si dhe sekuestrimi i nje pjese te parave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›