Presheva përgatit dokumentacionin për legalizimin e Lapidarit
Vendimi u mor në mbledhjen e liderëve institucionalë dhe politikë
Autoritetet komunale të Preshevës janë duke përgatitur dokumentacionin tjetër të nevojshëm për legalizimin e Lapidarit të Dëshmorëve të UÇPMB-së. Është shprehur kështu kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa. Ai ka theksuar se vazhdimi i procedurave për legalizim është hapi i vetëm që do të bëhet, duke përjashtuar zhvendosjen ose heqjen e monumentit.
Ky vendim është marrë të mërkurën gjatë mbledhjes së liderëve institucionalë dhe politikë të Luginës së Preshevës, ku është vendosur që të plotësohet zbrazëtia ligjore që ndërlidhet me ligjshmërinë e vendosjes së lapidarit. Kryetari i Preshevës ka njoftuar se do të ketë takime të përditshme të liderëve shqiptarë të Preshevës për të reaguar për çdo situatë të mundshme.
...