E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fakti/Balla e di gjykatën këshill lagjeje

16-01-2013 / Gazeta 55

Reagon Jamarbër Malltezi: “Faktet janë publike në uebsajtin e Gjykatës së Tiranës”

Deputeti i PS Taulant Balla e barazon Gjykatën me një Këshilli lagjeje.
Në seancën e parë gjyqësore, deputeti Balla i paditur nga Jamarbër Malltezi për shpifje, sapo ka dalë nga salla e Gjykatës së Tiranës është shprehur se “erdha në Gjykatë, po nuk gjeta paditësin, Jamarbër Malltezi”.
Sigurisht veç në regjimin e kaluar ishte e nevojshme ballafaqimi i palëve në mungesë të avokatëve. Kësisoj Jamarber Malltezi ka përgënjeshtruar deklaratën e deputetit Taulant Balla, për mospjesëmarrje të palës paditëse në procesin gjyqësor të mbajtur në Gjykatën e Tiranës.
Sipas Zotit Malltezi, Balla mashtroi publikun e gjerë, ndërsa faktet janë publike nëpërmjet faqes se internetit të Gjykatës se Tiranës nga e cila provohet lehtësisht se përfaqësuesi ligjor i paditësit Jamarber Malltezi ka qenë prezent dhe pjesëmarrës në seancën e procesit kundër Taulant Ballës për shpifje.
“Disa media pasqyruan reagimin e deputetit Balla i cili me paturpësi i tha publikut se pala paditëse nuk kish qenë sot (dje) në gjykatë e për pasojë ishte shtyrë seanca. Mashtruesi nuk heq dot dorë nga vesi i tij edhe kur faktet janë publike nëpërmjet faqes së internetit të Gjykatës së Tiranës nga e cila provohet lehtësisht se përfaqësuesi ligjor i paditësit Jamarber Malltezi sot ka qenë prezent dhe pjesëmarrës në seancën e procesit kundër Taulant Ballës për shpifje. Seanca është zhvilluar normalisht në prezencë të të dy palëve ku Balla është njohur zyrtarisht me padinë për shpifje. Pjesëmarrja e përfaqësuesit ligjor në proces mund të verifikohet nga kushdo në proces-verbalin e seancës i cili afishohet në faqen e internetit të gjykatës”, shprehet ai.
Më tej Malltezi sqaron se Balla ka qenë prezent së bashku me avokatin e tij dhe është përballur me avokatin e tij dhe për rrjedhoje është fare i ndërgjegjshëm për gënjeshtrën që artikulon para shqiptarëve. “Por as kjo gënjeshtër dhe as të tjerat që thotë, nuk i bëjnë përshtypje sepse gënjeshtra është në natyrën e tij dhe të shefit të tij. I bëjmë thirrje zotit Balla të vijojë të vijë në çdo seancë të këtij procesi dhe të mos fshihet pas gënjeshtrave të tij”, përfundon Jamarbër Malltezi.
Sidoqoftë duhet thënë disa fakte për çështjet e deputetit Balla me drejtësinë si pasojë e lëshimit të gjuhës pa fre. Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla në dy gjyqet e mëparshme me znj. Albana Vokshi nga 17 seanca gjyqësorë  ka munguar plot 9 herë. Ndërsa në gjyqin aktiv me ministrin Genc Pollo, në 9 seanca gjyqësore Taulant Balla ka munguar plot 5 herë. Kjo do të thotë se Taulant Balla për shkak të gjuhës së tij, e ka kthyer Gjykatën e Tiranës në një shtëpi të dytë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›