Preshevë, partitë shqiptare arrijnë marrëveshje

Pas një takimi të delegacioneve të caktuara nga Partia Demokratike Shqiptare dhe Rilindjes Demokratike në Preshevë, të mbajtur para pak çastesh, merret vesh jo-zyrtarisht se është arritur marrëveshje për formimin e koalicionit qeverisës në kuvendin e ardhshëm komunal të Preshevës, bëjnë të ditur burimet e agjencisë Presheva Jonë.
Sipas këtyre burimeve, këto dy parti politike janë pajtuar për ndarjen e posteve udhëheqëse të pushtetit lokal në Preshevë. Këto dy parti kanë fituar numër të mjaftueshëm të këshilltarëve për ta formuar qeverinë e re lokale në komunën e Preshevës të cilat së bashku kanë arritur të grumbullojnë 20 këshilltarë komunal 17 PDSH dhe 3 RD. Tani pritet së shpejti edhe konfirmimi i ndarjes së posteve dhe thirrja e një seance për konstituimin e organeve komunale në Preshevë.