E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurosong 2012, Rona e para me votat në internet

Në votimet online të Eurovison-it këngëtarja kosovare Rona Nishliu ka përqindjen më të madhe të votave. Ajo aktualisht udhëheq me 46.6%, e që nga momenti në moment mund të rritet.

Votimi është lansuar nga mbrëmë në faqen "eurovisionstar.com” dhe Rona është dukshëm para shteteve të tjera.

Atë e ndjek Suedia, një këngë që konsiderohet favorit sivjet, me 8.5 për qind të votave.

Vendet e tjera pas Shqipërisë dhe Suedisë janë; Greqia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Turqia.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›