E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenca Gjyqtaret nuk jane ankuar te ne

Zyra e kreut te shtetit nuk konfirmon mberritjen e letres se anetareve te Kolegjit

Letra e anetareve te Kolegjit Zgjedhor drejtuar Presidentit te Republikes Bamir Topi mbetet e pakonfirmuar. Burime zyrtare nga ky institucion deklaruan dje se ne adrese te institucionit nuk ka mberritur asnje leter nga gjyqtare te Kolegjit Zgjedhor. Keshtu vetem nje dite pasi lajmi rreth kerkeses per reagim te organeve kryesore kushtetuese qe kane tager veprimtari dhe marredhenie me gjyqesorin eshte bere publik Presidenca mohon qe zyrtarisht dicka e tille te jete depozituar prane saj. Sipas informacioneve ne fjale letra e gjyqtareve eshte drejtuar ne disa zyra me rendesi ku pervec Presidentit te Republikes figurojne edhe ato te Konferences Gjyqesore Keshillit te Larte te Drejtesise Zyres se Komisionit Europian dhe Ambasades se Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Konfirmimi me Jo i Presidences perben nje lajm me vete per nga rendesia qe nuk justifikohet dhe aq nga elementi protokollar. Keshtu nese letra e anetareve te Kolegjit Zgjedhor supozohet se eshte adresuar drejt Presidences ne diten qe eshte zhvilluar seanca e fundit per ceshtjen e Tiranes kjo do te thote se qe nga postimi i letres e deri me dje kane kaluar 8 dite normalisht te mjaftueshme per te mberritur deri ne zyren e Bamir Topit. Per kete arsye mohimi i Presidences per letren ne fjale nuk sqaron mire situaten ne fjale. Kjo aq me shume po te merret ne konsiderate fakti se ne nismen e vet gjyqtaret e Kolegjit kerkojne reagim institucional ne mbrojtje te tyre ndaj sulmeve politike qe se fundmi jane zyrtarizuar si axhende politike e Partise Socialiste. Tema pervijohet si delikate pasi nje parashtrim i ketille behet per here te pare ne Shqiperi kur nje ekip gjyqtaresh kerkojne mbrojtje institucionale nga opozita. Me tej akoma letra fiton vlere te shtuar politike vetvetiu kur dihet se ne traditen e komunikimit politik ne Shqiperi personi qe eshte akuzuar ne vijimesi si protagonist i sulmit politik ndaj organeve kushtetuese specifikisht ato te drejtesise eshte Kryeministri Sali Berisha. Ne analogji letra shenon nje qasje ndryshe ne kontekstin e realitetit shqiptar kur edhe Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama vetem sa replikoi mediatikisht me kreun e Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta qe akuzoi organin e akuzes per konvertim ne celule ekstremiste politike. Per kete arsye edhe letra e adresuar ne disa drejtime priret te perfshije ne debatin e dites disa aktore me shume peshe qe me gjase do te pezullonin qasjen opozitare ndaj Kolegjit ne nje kohe kur PS-ja qe orkestron akuzat pretendon per disponimin e fakteve. Madje edhe kreu i Grupit Parlamentar socialist Gramoz Ruci akuzen e vet publike ndaj gjyqtareve e ndertoi mbi baze te atyre qe ai i konsideroi si fakte te patjetersueshme. Sipas tij per vendimin final jane paguar 500 mije euro per disa nga anetaret e trupes gjykuese teksa sekretari per eshtjet Ligjore Fatmir Xhafaj ne nje interviste te meparshme ka zgjeruar bazen e skenarit te supozuar duke nenkuptuar se anetare te Kolegjit jane perpunuar ne Greqi nga deputete te Partise Demokratike. Ketyre dy deklaratave u eshte shtuar nje qendrim zyrtar i PS-se i percjelle nga deputeti Taulant Balla i cili ka bere te ditur ne cilesine e proves materiale edhe levizjet e kryera dhe ndermjetesit e operacionit qe sipas tij ka qene nje zyre avokatie ne Tirane. Ne e dime fare mire se kush eshte zyra avokatore familjare ne te cilen u thirren anetaret e Kolegjit Zgjedhor nga Toma te Sashenka per te bere pazarin eshte shprehur ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›