E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alushani: Nderpreme edhe urgjencat

Pas mungeses se theksuar te ujit te pijshem ne pavijonin e kardiokirurgjise, kane qene vete mjeket, te cilet i jane drejtuar drejtorise per zgjidhjen e problemit, kardiokirurgu Ali Alushani ka pohuar se prej dy ditesh ne kete pavijon jane nderprere edhe operacionet e rasteve urgjente. Nderkohe qe te semuret, te cilet kane planifikuar operacionet, nuk mund te presin me, pasi gjendja e tyre shendetesore rendohet edhe per shkak te vapes. Per kete, Alushani ka pohuar se institucionet pergjegjese te kesaj krize duhet te pergjigjen edhe per shendetin e pacienteve.

Doktor, prej disa ditesh pavijoni juaj ka mungese te ujit te pijshem. Ky problem eshte shtruar ne Drejtorine e QSUT-se? A ka shkuar ndonje shkrese drejt tyre?

Ne, si pavijon, nuk kemi derguar shkrese, por kane qene vete mjeket edhe une madje qe kam shkuar te drejtori dhe i kemi kerkuar nje zgjidhje sa me te shpejte te problemit. Kjo pasi nga dita ne dite situata vjen edhe perkeqesohet, nderkohe qe nuk jepet asnje lloj zgjidhjeje.

Cfare pergjigje keni marre deri me tani?

Nga drejtoria, na eshte premtuar nje zgjidhje e problemit, por nga Ujesjellesi nuk eshte premtuar asnje gje. Linja, e cila eshte e vecante per ne, institucionin tone duket se ka lidhje te tjera te paligjshme nga baret dhe lokalet ketu prane. Po keshtu edhe nga Shkolla e Bashkuar eshte bere nje lidhje me linjen kryesore qe furnizon QSUT-ne dhe problemi sa vjen e rendohet me shtimin e temperaturave dhe te rasteve te pacienteve me zemer te cilet ne kete periudhe jane te shumte ne numer.

Si eshte gjendja e pacienteve? Sa nderhyrje kirurgjikale po kryhen ne dite?

Prej dy ditesh ne kemi nderprere edhe rastet e urgjencave. Edhe keta paciente jane duke pritur ne pavijone derisa te behet furnizimi normal me uje te pijshem. Nderkohe qe rastet e pacienteve te cilet jane te planifikuara jane duke u shtyre nga dita ne dite. Por, ajo qe mund te them eshte se situata sa vjen edhe perkeqesohet nga dita ne dite dhe per kete krize duhet te jene pergjegjes drejtoria e Ujesjellesit dhe QSUT. Ne si mjeke, ne kete rast nuk kemi asnje gje ne dore, nderkohe qe jeta e pacienteve eshte ne rrezik nga dita ne dite dhe jane te rrezikuar nga infeksionet e renda, qe mund te perhapen aty per shkak te papastertise.

Cfare masash jeni duke marre aktualisht, nese nuk do te kete nje zgjidhje per nje afat te shkurter, cfare do te kerkoni?

Gjate dites se hene, grupe te vecanta jane duke monitoruar cezmat per prurjet e ujit te pijshem. Por nese nuk do te kete permiresim te situates, atehere ne do te dalim ne nje deklarate publike perpara medieve dhe do t’u kerkojme institucioneve perkatese qe te marrin masa per zgjidhjen e ketij problemi. S.Isaku


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›