Presidenca: Lajmi që Jahjaga kërkon punë në Vjenë “është rrenë”

Zyra për informim e Presidentës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka reaguar ashpër ndaj shpifjeve siç thonë ata se shefja e shtetit të Kosovës ka shkuar në Austri për të kërkuar punë.
“Kjo është rrenë prej fillimit deri në fund”, ka thënë përmes telefonit zëdhënësi i Presidentes, Arber Vllahiu pak minuta para se të futën në takim me Presidentin austriak, Heinz Fischer.
Këtë lajm e ka postuar portali “Presheva Jonë” ku është shkruar se “menjëherë pas largimit të Jahjagës nga Presidenca, ndërkombëtarët janë në negociata që ta ngarkojnë atë më nje detyrë të re në misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), me seli në Vjenë”.
Ndonëse një mision i OSBE funksion me bazë në Prishtinë, Kosova nuk është anëtare në këtë organizatë dhe një punësim i një zyrtari të lartë kosovar në të do të ishte pothuajse i pamundshëm.
Shefi i zyrës për Informim në Presidencë, Arber Vllahiu, ka thënë për Indeksonline se, Presidentja po qëndron në Vjenë me ftesë të shtetit austriak dhe takimet e planifikuara përfshijnë Presidentin dhe kryetarin e Parlamentit nacional. Atifete Jahjaga që prej aterrimit në Vjenë është pritur me të gjitha ceremonitë më të larta shtetërore austriake duke përfshirë edhe gardën e nderit ka thënë në fund zëdhënësi Vllahiu./Indeksonline/