Presidenca? Takim i fshehte Arvizu-Islami Ilda Lumani
Emri i presidentit ardhshem te vendit prej javesh eshte teme e diskutimit te politikes dhe opinionit publik ne vend. emri i ri qe i eshte shtuar listes se kandidateve te mundshem, se fundi ka qene edhe ai i deputetit te perjashtuar te Partise Socialiste, Kastriot Islami. ky duket se ka qene edhe argumenti qe ka bere bashke pikerisht Ambasadorin e Shteteve te Bashkuara ne Tirane, Aleksander Arvizu dhe deputetin e majte Kastriot Islami.
Ne nje takim te fshehte, larg vemendjes se medias, dy personazhet e njohur jane takuar dje pasdite ndersa vemendja e qeverise, por edhe opozites shqiptare eshte perqendruar tek situata e veshtire qe ka mberthyer prej disa ditesh zonat malore ne vend.
Te kujdesshem per te mos pasur "syte" drejt tyre, pikerisht ambasadori amerikan Arvizu dhe Islami kane pire nje kafe mese te gjate ne nje nga lokalet shik te zones se ish-bllokut.
Takimi ka nisur ne oren 17:00 dhe ka vazhduar per mbi dy ore, ndersa kur Arvizu dhe Isalmi kane dale nga kafja jane pershendetur miqesisht, sic i shihni edhe ne keto foto ekskluzive te realizuara nga fotografi i gazetes "Koha Jone".
Por pervec fotove qe ju sjellim, dy personazhet nuk kane dashur ta mediatizojne takimin e tyre, duke e cilesuar privat ate. Madje pyetjes se "Koha Jone" per tematiken e ketij takimi, zoti Islami iu pergjigj shkurt dhe pa komente "folem per situaten ne vend", me tej asnje gje per te ndare me lexuesin dhe audiencen, pasi sic tha ai, "takimi ishte konfidencial" dhe se nisur nga ky fakt, ai "nuk mund te komentohet nga mediat". Ne fakt duket se fshehja e bisedes mes tyre ka qene nje kerkese e ambasadorit amerikan Arvizu, per te mos u ndalur ne asnje detaj te ketij takimi, qe duket se me shume ka pasur ne qender kandidaturen e Islamit per postin e Presidentit, sesa per ate cfare po ndodh mes dy kampeve politike apo me gjere me gjendjen e emergjences ne vend.
Qekurse eshte artikuluar emri i politikanit Kastriot Islami per postin e Presidentit te vendit, jane bere mjaft komente ndersa vete Islami nuk ka dashur te flase per kete ceshtje, duke e zhvendosur gjithmone diskutimin ne tematika te tjera.
Aktualisht Kastriot Islami eshte perjashtuar nga Partia Socialiste, veprim i cili eshte komentuar (nga analiste te njohur ne vend) si i nje partie staliniste, ndersa e ardhmja politike e Islamit duket se premton te tjera zhvillime, qe vetem me Patine Socialiste nuk kane te bejne!