E Diel, 1 Nëntor 2026

Trojet, kthim parash ne kembim te bonove Eglantina Nasi

Nese ke paguar me para ne dore truallin e shtepise apo biznesit, tani te krijohet mundesia t'i marresh ato mbrapsht, duke dorezuar bono privatizimi ne te njejten vlere. Keshtu, te gjithe personat qe kane kryer pagesen e parceles se objektit te tyre informal, mund te perfitojne rimbursimin e kesaj shume. Kjo eshte risia qe permban vendimi me i fundit i qeverise, i cili parashikon se ajo mund te realizohet ne kembim te pageses nepermjet bonove te privatizimit. I zyrtarizuar ne mbledhjen e djeshme te qeverise, ky vendim kthen ne perfitues, te gjithe ate kategori qytetaresh, te cilet, ne fakt, e kane kryer pagesen e lartpermendur, perpara hyrjes ne fuqi te ligjit qe parashikonte disa shtesa ne ligjin e legalizimeve. Fjala eshte per ligjin nr.10219, te dates 4.2.2010, "Per disa shtesa ne ligjin nr.9482, "Per legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje". Ne kete menyre, te gjithe keta qytetare, i bie qe brenda afatit te parashikuar, te kene te drejten e rimbursimit te shumave te paguara ne te holla, per parcelen e objektit te tyre informal, gjithmone, nese paguajne me bono privatizimi per te njejten vlere. "Procedurat perkatese te hollesishme per rimbursimin e personave qe perfitojne nga e drejta e pageses me bono privatizimi percaktohen me udhezim te perbashket te ministrit te Puneve Publike dhe Transportit dhe te ministrit te Financave", percakton me tej vendimi i qeverise. Duke shtuar nder te tjera edhe faktin se drejtorite e ALUIZNI-t, ne qarqe, njoftojne me shkrim perfituesit per hapjen e llogarive bankare dhe vleren monetare, per te cilen perfitojne rimbursim. "Personat, qe perfitojne, jane te detyruar te bejne pagesen me bono privatizimi te vleres se rimbursueshme dhe te dorezojne prane drejtorive te ALUIZNI-t, ne qarqe, dokumentacionin financiar, qe verteton kryerjen e kesaj pagese, brenda 10 diteve nga data e marrjes se njoftimit me shkrim. Ndersa moskryerja e pageses me bono privatizimi, brenda afatit te percaktuar, sjell humbjen e se drejtes se rimbursimit te shumes respektive ne para. Me paraqitjen e dokumentacionit financiar, personave u lind e drejta per rimbursim", perfundon vendimi i qeverise. Duke saktesuar se "brenda 15 diteve nga data e depozitimit te dokumentacionit financiar, qe verteton kryerjen e pageses me bono privatizimi, prane drejtorive te ALUIZNI-t, ne qarqe, behet i mundur transferimi i shumave te rimbursueshme ne numrat e llogarive".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›