E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Qeveria, gjithcka per te lehtesuar strehimin e qytetareve Eva Gjura

Kryeministri Berisha ka deklaruar dje ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave se qeveria do te beje gjithcka per te lehtesuar strehimin e qytetareve. Kryeministri nenvizoi faktin se ofrimi i ketij sherbimi nga ana e qeverise do te behet ne menyre sa me cilesore, ndaj urdheroi ministrine e Transportit dhe Puneve Publike qe te nise punen per gjetjen e hapesirave te tjera per ndertimin e banesave sociale, ne bashkepunim me ministrine, por edhe direkt nga autoritet vendore. Kreu i qeverise ka vleresuar rendesine e ketij projektligji dhe ka kerkuar qe te ridimensionohet problemi i detyrimeve te shtetit per strehimin e qytetareve. "Nje nga arritjet me te medha ne historine e ketij kombi eshte shenuar ne 10-vjecarin 2001-2011. Shqiptaret, ne vitin 2001 kishin banore per nje banese ose banesa per 1000 banore, me pak se te gjithe kombet e tjera ne vitin 1980 dhe nuk afroheshin me asnjerin prej kombeve europiane. Ndersa nga viti 2001 ne vitin 2011, pra ne 10 vjet, ndertimi i banesave nga shqiptaret eshte me i madh se i te gjitha kombeve te tjera europiane, pervec lituanezeve, ne 30 vjet te marra se bashku", - eshte shprehur Berisha. Kreu i qeverise nenvizoi faktin se shqiptaret, ne kete 10-vjecar, ia dolen te kene nje banese per 2,6 banore ose 381 banesa per 1000 banore dhe te lene mbrapa ne kete tregues themelor zhvillimi, 5 kombe anetare te BE-se. Kryeministri ka premtuar se "me gjithe kete zhvillim, me i vrullshmi qe mund te imagjinohej, nepermjet ketij ligji, qeveria do te beje gjithcka per te lehtesuar strehimin e qytetareve te ketij vendi, per ta bere ate gjithnje e me te mundshem, gjithnje e me cilesor". Kreu i qeverise ka deklaruar se me keto ritme ndertimi Shqiperia shume shpejt do te renditet nder vendet e para per sa i perket numrit te banesave te ndertuara. "E verteta eshte se me keto ritme ndertimi, eshte fare e afert koha kur Shqiperia te renditet e para, per sa i perket strehimit dhe ndertimit te banesave, e cila qe kur doli njeriu nga shpella, e deri me sot eshte pasuria e tij kryesore. Pra, do te bejme gjithcka qe te mundim qe ky proces te eci dhe jam i sigurt se eshte shume e shpejte dita qe, kur Shqiperia, e cila sot ka kapercyer 5 kombe vende anetare te BE dhe OECD, shume shpejt do te kaperceje edhe 10 te tjera se paku, ndaj edhe ky ligj merr nje rendesi shume te vecante", - tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›