E Diel, 1 Nëntor 2026

Librazhd,arrestohet bashkëpunëtorja e Miskës

Policia e Librazhdit ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të Lefterie Alla, 51 vjeçe, pasi ka qenë bashkëpunëtore me autorin e disa vrasjeve Haki Miska. Ajo e ka ndihmuar atë për vrasjen e ndodhur më datë 4 shkurt në fshatin Pervallë të Librazhdit.
Pas arestimit të serial killerit Haki Miska, policia e Elbasanit zbardh vrasjet që kanë autorsi të arrestuarin. Kështu krimet që datojnë në vitin 1994 me vrasjen e ish bashkëshortes së tij Mimoza Miska tashmë kanë një dosje në polici. Ekseprë të policisë kanë qenë në fshatin Prevall të Librazhdit dhe kanë bërë të mundur zhvarrosjen e ish bashkëshortes së Haki Miskës dhe më pas dërgimin e tyre në morgun e qytetit për të realizuar ekspertimin. Ndërsa RTV "Ora News" publikon pamjet gjatë zhvarrimi të eshtrave të gruas. Ndërkohë po vazhdon hetimi për mbledhjen e provave për vrasjet e tjera të Gani Brukut ish njerku i tij dhe të Qamil Llukas vrarë në 1995 dhe në fund të nënës së tij Dije Bruku(Miska). Madje veç serive të vrasjeve Haki Miska akuzohet edhe për tentativen e vrasjes së Besiana Miska, vajzës së tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›