E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenca e BE: Po, shqyrtimit te kerkeses se Shqiperise

Suedia, vendi qe ka Presidencen e radhes se Bashkimit Evropian, do te shqyrtoje ne nje kohe te shpejte kerkesen e vendit tone, per statusin e vendit kandidat ne BE. Ministri i Jashtem suedez, Karld Bildt, duke kritikuar BE-ne per zvarritjen e anetaresimit te vendeve te Ballkanit ne te, tha se "Presidenca suedeze do ta shqyrtoje ne nje kohe te shpejte, kerkesen e Shqiperise per statusin e vendit kandidat ne BE". Ne nje reagim per mediat e huaja, Bildt shprehet se Bashkimi Evropian, rrezikon te humbase besueshmerine e tij dhe te ndikoje ne paqendrueshmerine politike ne Ballkan, ne rast se nuk afron anetaresimin e vendeve te rajonit. Madje kreu i diplomacise suedeze, paralajmeroi se nacionalistet ne rajon, mund te fitojne pushtet ne kurriz te partive politike pro evropiane, ne disa vende si ne ish-Jugosllavi, ne rast se perspektivat per t'iu bashkuar BE-se, do te zbehen. "Gjithkund ne rajon, Shqiperi, Bosnje-Hercegovine dhe Serbi jane te gjithe te vetedijshem, se kane te drejte t'i bashkohen Bashkimit Evropian, por secili ka rruge per te bere, perpara se te njihet si nje kandidat zyrtar", shprehet Bildt. Sipas tij, BE rrezikon te humbase jo vetem besueshmerine por edhe kontributin e tij ne stabilitetin politik te Ballkanit, nese nuk afron keto shtete prane "gjirit" te tij, duke permbushur keshtu synimet e tyre per anetaresimin ne bllok. Ndonese theksoi se disa vende te Ballkanit, si Shqiperia, Bosnje-Hercegovina apo Kosova, Mali i Zi dhe Serbia kane rruge te gjate per te bere, Bildt lobon pro afrimit te tyre ne BE. Si nje nga shqetesimet me te medha ne kete proces, Bild veren ish-Jugosllavine. Sipas tij, nese vrulli evropian ngadalesohet ne Serbi, atehere rrezikohet qe vendi te drejtohet nga forca te tjera. Kjo, sipas tij, do te ishte negative dhe padyshim do te ndikonte ne besueshmerine e Bashkimit Evropian ne arenen nderkombetare. Sipas Bildt, forcat pro evropiane kane qene ne renie, qe nga koha kur Boris Tadic, u rizgjodh President, ne shkurt te vitit 2008. "Ne rast se integrimi evropian do te ngadalesohet, apo te shkoje deri aty sa te ndaloje, atehere ekziston rreziku qe forcat e tjera, te marrin karrigen e drejtimit dhe kjo nuk do te ndodhe vetem ne Serbi", theksoi Bildt. Ndaj ne keto kushte, kreu i diplomacise suedeze theksoi faktin se Suedia, si vendi qe ka Presidencen e radhes se Bashkimit Evropian, do te jete nje mbeshtetese per zgjerimin e Bashkimit Evropian, duke kerkuar te njejten mbeshtetje per te gjitha vendet e Ballkanit edhe nga partneret e tjere evropiane.

28 Prill

Shqiperia aplikoi zyrtarisht per te marre statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. Kerkesa u be nga kryeministri Sali Berisha dhe iu dorezua Cekise, vendit qe kishte Presidencen e radhes se BE-se.

31 Gusht

Brenda kesaj periudhe, ministri i Jashtem italian Franko Frattini, kerkoi nga Bashkimi Evropian qe te miratohet kerkesa e Shqiperise, per statusin e vendit kandidat. Frattini kerkoi qe te miratohet, brenda kesaj vere.

Kritika

Ministri i Jashtem suedez, Karl Bildt, vendi qe ka Presidencen e radhes se Bashkimit Evropian, kritikoi dje zvarritjen e anetaresimit te vendeve te Ballkanit ne te dhe tha, se do te shqyrtoje shpejt kerkesen e Shqiperise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›