E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arben Malaj: PS, larg bojkotit

Cfare do te diskutoje neser Asambleja e Partise Socialiste? Flitet per nje projekt-rezolute qe parasheh mosnjohjen e zgjedhjeve dhe mospjesemarrjen e Partise Socialiste ne Kuvend?

Asambleja Kombetare e Partise Socialiste, pas perfundimit te procesit ankimor, eshte proces normal dhe i detyrueshem per cdo force politike. Besoj qe ne kete forum te Partise Socialiste do te kete nje diskutim te plote per standardet e ketyre zgjedhjeve, deshtimin e ketyre standardeve dhe deri tash nuk ka ndonje draft dokument te pergatitur nga Asambleja Kombetare per t'u miratuar. Jam i bindur qe momenti ne te cilin ndodhet Partia Socialiste eshte shume kritik, jam i bindur, qe per fatin e keq te shqiptareve, standardet evropiane per zgjedhje te lira dhe te ndershme, standardet e nje vendi qe eshte bere anetar i NATO-s, standardet e zgjedhjeve - nje element thelbesor i kritereve te Kopenhages, per vendet qe kerkojne te behen pjese e Bashkimit Evropian, nuk u arriten.

Sigurisht qe Partia Socialiste si nje parti qe njeh dhe respekton institucionet, si nje parti qe mendon se misioni i cdo force politike duhet realizuar brenda institucioneve te shtetit ligjor, eshte duke pritur edhe raportin perfundimtar te OSBE-ODHIR. Jemi te detyruar ta presim, do te shikojme vleresimin perfundimtar te zgjedhjeve dhe mbi bazen e ketij vleresimi te identifikojme qarte domosdoshmerine per te permiresuar proceset zgjedhore ne Shqiperi, nje sfide jo e lehte, qe kjo mazhorance duket se deshtoi. Ne kete kontekst, Asambleja Kombetare neser edhe nese do te kete rezolute, besoj se pergjegjesia maksimale e te gjithe te zgjedhurve ne kete forum kaq te rendesishem te cdo force politike do te jete rritja e efikasitetit, do te jete nje qendrim per zgjedhjet ku ato (zgjedhjet) fillimisht deshtuan ne plotesimin e standardeve, ku Partia Socialiste nuk arriti te maksimizonte nje fitore dhe njekohesisht do te dizenjoje disa hapa konkrete te veprimeve politike ne te ardhmen. Besoj dhe shpresoj shume te koleget e Partise Socialiste, pavaresisht situates ne te cilen ndodhemi. Ky eshte nje test shume i forte per te gjithe ne per te orientuar qarte se si do te arrijme qe te jemi nje opozite sa me efikase, si do te arrijme qe me kontributin tone t'i pershpejtojme proceset integruese te vendit tone, si do te arrijme qe me kontributin tone ne institucionet e Parlamentit te perpiqemi te maksimizojme keq qeverisjen e vendit dhe si do te arrijme, ne nje kohe sa me optimale, te krijojme nje shprese dhe kredibilitet ne rritje per Partine Socialiste dhe aleatet tane.

Pra, pavaresisht nga diskutimet qe ka sot, besoj qe fillimisht legjitimiteti i zgjedhjeve duhet te certifikohet nga OSBE-ODHIR. Ne do te kemi qendrimet tona per elementet e zgjedhjeve, por une besoj qe i vetmi vend ku Partia Socialiste duhet te maksimizoj eficencen e saj ne kete ballafaqim politik jane institucionet dhe kryesisht, Parlamenti i vendit.

Pra, ju e konsideroni te pa vend ate qe tashme eshte hedhur si opsion per mospjesemarrjen ne Kuvend?

Besoj qe eshte akoma shpejt qe te mendojme se ka influenca brenda Partise Socialiste per te marre vendime per te bojkotuar institucionin e Parlamentit. I ndjekim me shqetesim qendrimet qe shohim ne media. Besoj qe per te gjithe pergjegjesine politike, votuesve dhe mbeshtetesve te saj, per te gjithe pergjegjesine per te qene nje force progresiste ne zhvillimet e vendit, Partia Socialiste, institucionet e saj dhe Asambleja Kombetare, do te kene pergjegjesine dhe mencurine maksimale per te qene te kujdesshem ne identifikimin e hapave politike.Sigurisht qe te gjitha jane te mundshme per te qene kritik per standardet e zgjedhjeve, per te qene kritik per keqperdorimet e Qeverise ne procesin zgjedhor, per te qene kritik per ate qe nuk eshte arritur, por nga ana tjeter cdo force politike ne nje kohe moderne mund ta realizoje misionin e saj shume me mire ne institucionet parlamentare se sa ne bojkotimet parlamentare.

A jeni ne dijeni te ekzistences se nje rezolute qe e ofron kete opsion ne takimin e neserm te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste?

Deri tani nuk ka nje qendrim zyrtar. Nuk perjashtohen propozime dhe qendrime te kesaj natyre. Ky eshte nje proces i hapur dhe eshte mire te diskutohet. Shpresoj shume qe shumica e Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, shumica e lidershipit te Partise Socialiste, do te orientohen me shume nga pergjegjesia e te nesermes se sa nga grindjet e te shkuares.

A pritet te diskutohet neser edhe ajo pjese e statutit qe flete per doreheqjen e kryetarit te Partise Socialiste ne rastin e humbjes se zgjedhjeve?

Nuk besoj qe ne do te humbasim fokusin. Thirrja e Asamblese Kombetare eshte bere per te percaktuar nje vleresim dhe me vone qendrim te Partise Socialiste per standardet e zgjedhjeve dhe per deformimet e tyre ne Shqiperi. Procedura statutore eshte nje element i dyte qe nuk besoj se do te arrije te mbisundoje kohen dhe prioritetin e takimit qe kemi neser. Ne do te mblidhemi per te bere nje vleresim per zgjedhjet dhe per qendrimet politike ndaj zgjedhjeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›